Rruga jonë është shëndetësia falas. Ishte kjo deklarata e kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Rrugët e Shqipërisë, drejt mbulimit universal”, me fokus reformën në shëndetësi.

Ai theksoi se shëndetësia falas kërkon kohë, pasi sistemi ka qenë i rrënuar. Kryeministri vlerësoi reformat e ndërmarra në shëndetësi, duke thënë se tashmë edhe vizitat te mjeku kryen me prenotim online.

"Ishin mësuar të gjithë që të vinë të gjithë  dorashtat. Ndërtohet sistemi i ri  ku njerëzit duhet të mësohen me idenë  që duhet ta prenotojnë vizitën askush nuk i thotë mos hajde  i thotë vetëm prenotoje. Prenotimi bëhet online pra nuk ka nevojë të vish  dhe të fillosh të bërtasësh, mjafton të shikosh sistemin online, bën prenotimin tënd, merr orarin tënd dhe vjen në orar  siç bëjnë kudo", shprehet Rama. 

Ndërsa drejtorja e zyrës rajonale të OBSH në Europë Zsuzsana Jakab tha se Shqipëria duhet të kalojë tek sistemi shëndetësor i mbulimit universal.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se në qendër të sistemit shëndetësor është qytetari.

Nga ky aktivitet  kryeministri Rama komentoi edhe dhunën e ushtruar nga administratorja e një kopshti privat, ndaj një fëmije 3-vjeç.

"U bë një  skandal i madh kombëtar  me të drejtë për një drejtore a ça ishte, një kopsht ilegal në një apartament  që në mënyrë barbare keqtrajtonte një fëmijë . Por larg qoftë të bëjmë gabimin që të mendojmë  që gjëra të tilla ndodhin sot  për herë të parë. Gjëra të tilla për herë të sot parë janë në sytë e gjithë publikut  falë teknologjisë. Se sot  në çdo mjedis  ku janë 3 vet ka 1 kameraman", u shpreh kryeministri. 
 
Redaksia Online
m.ç/Shqiptarja.com