Dhuna te kopshti ‘Stinët’, edukatorja: S’e preka vajzën, 3-vjeçarja dëmtoi vetë këmbën tek hapësirat e krevatit

Edukatorja e kopshtit “Stinët”, Majlinda Dehima, e arrestuar të enjten e 9 nëntorit me urdhër të prokurorisë për akuzën “keqtrajtim i të miturit” me pasojë thyerjen e këmbës së vajzës 3 vjeçe, i ka qëndruar edhe pas arrestimit deklarimeve të dhëna më herët.

Edhe një herë Majlinda Dehima është shprehur para hetuesve se vajza e ka dëmtuar vetë këmbën në hapësirat e krevatit dhe se ajo nuk e ka prekur. Pas kësaj dëshmie, burime bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës pritet të bëjë një tjetër ekspertim të pamjeve filmike dhe në vijim edhe ballafaqim të Dehimës me provat që do të dalin gjatë hetimeve.

Hetim ekonomik çiftit të pronarëve
Policia ka nisur një hetim me krimin ekonomik edhe për çiftin e pronarëve Dritan e Entela Danushi, në lidhje me aktivitetin e kopshtit pa licencë ndërsa në Komisariatin nr. 1, pas ngjarjes së rëndë, nuk ka pasur denoncime nga prind që e kanë pasur fëmijën në këtë kopsht të palicensuar nga ministria e Arsimit.

Policia e Tiranës tashmë ka përpiluar një plan masash për kontroll të detajuar të të gjithë territorit për të konstatuar raste të tjera flagrante të kopshteve pa licenca. Edukatorja Majlinda Dehima do të dalë para Gjykatës së Tiranës për masë sigurie në vijim dhe ndaj saj rëndon akuza “keqtrajtim i të miturve”.

Në lidhje me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore referoi në prokurorinë e Tiranës 2 zyrtarë të policisë, Ylli Çako, shef i seksionit të krimeve dhe Bledar Rushiti, SPZ i zonës, nën akuzë për “shpërdorim detyre”. Ata nuk vepruan në kohë për këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, në të cilat dallohet se Dehima mund të jetë autore e thyerjes së këmbës së 3-vjeçares.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:12
Dhuna në Kopsht, PD: Të thellohen hetimet deri te policët

Partia Demokratike i bëri thirrje prokurorisë së Tiranës të bëjë hetim të thellë për të gjetur zinxhirin përgjegjës që lejuan një kopsht në mes të Tiranës të ushtronte veprimtarinë pa licencë.

Sipas deputetes Eralda Bano hetimi duhet të arrijë deri te Policia që sipas saj u bë palë me dhunuesit e vajzës 3-vjeçare.

"Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qendër të Tiranës të lulëzojë një kopsht pa licencë? Si ka mundësi që i shpëtoi gjithë zinxhirit shtetëror, Inspektoratit shëndetësor, tatim-taksave, AKU? Nga të dhënat që zotëroj, pronarët e kopshtit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me policinë e shtetit, duke pasur shpatullat e ngrohta. I bëj thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet dhe t’i shkojë deri në fund kësaj rrjete kriminale që ka zënë policinë tonë. 

Si ka mundësi që Drejtoresha e një institucioni të mbulojë punonjëset e veta për dhunë të përsëritur dhe të mos marrë asnjë masë ndaj këtyre njerëzve që duhet të dëbohen për jetë nga kontakti me institucione që kanë të bëjnë me fëmijët? Si ka mundësi që Ministria e Arsimit nuk ka pasur dijeni që ky kopsht ka qenë pa leje?' 
tha Bano.

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Plehra: 10/11/2023 16:11

    Ti duhesh gjykuar per torture, se dhuna fizike dhe psikike e ushtruar ndaj nje engjelli eshte vetem torture.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë