Dhuna në Kuvend, avokati i
Ndokës: Ishte rrahje e thjeshtë

Dhuna në Kuvend, avokati i<br />Ndokës: Ishte rrahje e thjeshtë
TIRANE - Katër muaj pas incidentit në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, dy deputetët e Partisë Socialiste Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu dolën këtë të hënë para Gjykatës së Lartë në cilësinë e të pandehurve nën akuzë se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri.

Senaca u zhvillua pa praninë e kamerave në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë ku pesëshja e gjyqtarëve kryesuar nga relatori Mehdi Bici rrëzoi kërkesën e të pandehurve për pushimin e çështjes.


Ndoka e Ndreu: Te pezullohet gjykimi, nuk na ka kallezuar Strazimiri
Në argumentet e tyre, të pandehurit Ndreu dhe Ndoka kërkuan rrëzimin e kërkesës pasi kallëzimi nuk është bërë nga vetë i dëmtuari Strazimiri. Por për relatorin Bici në kushtet kur ekziston një video që dëshmon incidentin në korridorin e Parlamentit, organi akuzës është i detyruar ligjërisht të nisë hetimet kryesisht.
 
Ndoka dhe Ndreu kishin zgjedhur të ishin të pranishëm në senacën e parë ndaj tyre. Nëpërmjet avokatit të tij deputeti Ndreu kërkoi pavflefshmërinë e pamjeve filmike në procesin gjyqësor, pasi sipas tij ato janë shpërndarë në një fazë ku hetimi ende nuk ishte mbyllur.

Avokati i Ndokes: Deputeti nuk qelloi per shkak te detyres, ishte rrahje e thjeshte dhe eshte penduar!
Për avokatin e deputetit Ndoka, Ardian Visha kjo vepër penale nuk është goditje për shkak të detyrës, por një rrahje për të cilën klienti i tij ka shprehur pendim dhe kërkon që çështja të zgjidhet me pajtim.

Me 12 dhjetor do te pyeten 11 deputete
Me zhvillimin e senacës së sotme Gjykata pranoi kërkesën për thirrjen në cilësinë e dëshmitarëve të 11 deputetëve të parlamentit shqiptar, mes tyre dhe 3 deputetëve të përfshirë në konflikt Ndreu, Ndoka dhe Strazimiri.

Më 12 dhjetor do të pyeten deputetët Oert Bylykbashi, Paulin Stërkaj, Genc Pollo, Igli Cara, Klodiana Spahiu, Armando Prenga, Olta Xhaçka, Kozma Dashi dhe Gent Strazimiri

Hetimi nisi kryesisht pas publikimit te videos se sherrit ne Kuvend
Hetimi ndaj Arben Ndokës dhe Pjerin Ndreu nisi pas incidentit të ndodhur më korrik të këtij viti në ambientet e korridorit të parlamenti, ndërsa në sallë zhvillohej seanca plenare. Sipas pamjeve nga kamera e sigurisë së Kuvendit, deptuetët janë përfshirë në një konflikt, ku socialisti Arben Ndoka qëllon me grusht deputetin demokrat Gent Strazimiri, ndërsa Ndreu e ka goditur në kokë.
 
Anëtarë të Kolegjit Penal që do gjykojë çështjen ndaj dy deputetëve janë Admir Thanza, Artan Zeneli, Tom Ndreca, Ardian Dvorani, si dhe relator në këtë proces është Medi Bici. 

Çështja gjykohet në Gjykatën e Lartë për shkak të mandatit të deputetit që kanë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, këta të fundit kanë qenë të pranishëm në seancën e sotme.
 
Pas kësaj ngjarje, opozita nisi bojkotin parlamentar të cilin e vijon edhe sot.
 
Deputetët dëshmitarë
Paulin Stërkaj
Genc Pollo
Klodiana Spahiu
Oerd Bylykbashi
Parid Cara
Armando Prenga
Olta Xhacka
Kozma Dashi
Gent Strazimiri
 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin