Dhuna në Kuvend, deputeti i PS: Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë... Vajmedet

Dhuna në Kuvend, deputeti i PS: Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë... Vajmedet

Dhuna sot ne Kuvendin e Shqiperise

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas dhunës së deputetëve të opozitës sot në Kuvend. Ai thotë se opozitës është e qartë që populli i ka lënë shëndenë me kohë. Per dhunen u perjashtuan 6 deputete te opozites dhe ministri Bushati.

Sot, pikërisht sot më shumë se kurrë, ata na detyruan të injorojmë edhe shprehjen fetare të trashëguar ndër breza, për të qenë të njerëzishëm e për të mos qortuar këdo që vepron në padije, me lutjen “Zot i Madh fali se nuk dinë se çfarë bëjnë” ...

Ata nuk e meritojnë as faljen e Zotit, lër më mbështetjen dhe hallallin e Popullit; në emër të të cilit flasin gojëndyrë, intrigantë, matrapazë e shkatërrimtarë që kanë zënë vendin kryesor thuajse në çdo tragjedi nga e cila ka lënguar ky vend!

Është si drita e diellit fakti që populli i ka lënë shëndenë me kohë kësaj opozite pa kokë e pa bisht !

Lulzimin, Monikën apo Saliun Digjital, 75 vjeçarin që refuzon të dalë nga kaluara e tij komuniste, shkatërrimtare, po i braktisin dita ditës edhe ata pak mbështetës që dikur kanë besuar se mund të ketë të djathtë në Shqipëri; mbrojtëse të vlerave më të mira shoqërore e flamiljare!

Sali, Lulzim, Monikë...

Zoti i Madh ju dhashtë takat dhe veproni çdo ditë të enjte siç bëtë sot; jo për gjë, po kësisoji shtoni hambarin e votave për Partinë Socialiste dhe shumëzoni me sa e sa fish ditët e Edi Ramës si Kryeministër!

(kuptohet, jo me shumëzimin e Lulit)

Edhe një gjë; Sa për “dashninë e madhe” që përbetoheni se keni për çeljen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, pashi Zotin (nëse keni) mos na ngatërroni zorrët e barkut!

Ju nuk doni intergrim, se nuk doni përparim, se nuk doni zhvillim, se njihni vetëm gjuhën e dhunës, shisheve të benzinës, hunjve, flakëve të zjarrit dhe risive ndoshta të sjella nga rioshët e PD: miellin e fshehur brekëve!

Turp e Faqja e Zeze e Vajmedet për Ju e ata që ende u besojnë

Ulsi Manja

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • agim: 12/04/2018 22:18

    Jam shum i kernaqur me mesinet e stalinit hitler musolinit dhe te e hoxhes qe nuk lejonin parti te tjera ps ja bejn shumir partit ete diafhtess rroft rexhep e putin qe nuk lejoin parti te tjera rama duhet te jet pu finok.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës

Goditet grupi kriminal në Spanjë, 9 në pranga! Sekuestrohen 25 mln euro kriptovalutë! Anëtari i bandës së ‘Çopjave’ u pastronte paratë e drogës