Dhuna në Kuvend, përjashtohen 6 deputetët e opozitës dhe ministri Bushati/ Reagimet

TIRANE-Byroja e Kuvendit ka vendosur që të përjashtojë për 10 ditë nga punimet 6 deputetët e opozitës dhe ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për dhunën sot në seancën plenare. Pas debateve të forta në mbledhje, vendimi u mor vetëm me votat e deputetëve të shumicës. Dy deputetët e opozitës që morën pjesën në votim, Paloka dhe Mima votuan në bllok kundër vendimit për përjashtimet, përfshirë edhe ministrin Bushati, pasi kërkojnë që i pari të përjashtohet Rama për gjuhën sipas tyre ofenduese ndaj qytetarëve.

Deputetët e opozitës që u përjashtuan për 10 ditë janë Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji nga Partia Demokratike dhe Braimllarit e Mehmetajt nga LSI. Deputetët e opozitës hodhën miell, vezë dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave në seancën e sotme.

Gjithashtu deputetët e LSI mbanin pankarta ofenduese ndaj Ramës. Ndërkohë që ministri Bushati u përjashtua, pasi pas sulmit të opozitës reagoi duke hedhur ujë në drejtim të deputetëve demokratë dhe të LSI. Edhe pse kërkoi falje, kryetari i Kuvendit Ruçi kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 10 ditë dhe kërkesa u miratua në Byro pasditen e sotme. Në mbledhjen Byrosë nuk ishin të pranishëm deputetja Kejdi Mehmetaj dhe ministri Ditmir Bushati. 

Në datë 17 prill Komisioni Europian do të vendosë nëse do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa sot u përjashtua ministri për Europën dhe Punët e Jashtme për sjelljen në Kuvend. Pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit, Flamur Noka u shpreh se miellin e solli nga Kukësi, ndërsa Salianji dhe Braimllari paralajmëruan se protestat do të vijojnë. Përfaqësuesi i shumicës Ervin Bushati kërkoi që prokuroria të fillojë ndjekjen penale ndaj Nokës, pasi goditi ministrat me mikrofon dhe sende të tjera të forta.

Debatet në Byronë e Kuvendit
Paloka-Hysenit: Kam bërë burg për politikë, po kurrë për vjedhje pronash
Flamur Noka: Solla miell nga kuksianët e mia, sepse ata aq mundësi kishin, mbase Rama do miell tjetër
Ervin Salianji: Keni prova ose fakte që vërtetojnë demin tim? Kemi dëgjuar që vetëm mielli e sjell në vete, e futëm në kuvend. I kam futur tek e tek.
Endrit Braimllari: Kryeministri ofendoi rëndë shqiptarët. Frazat e Ramës juve ju duken poezi por ato janë ofendimet më të rënda që i bëhen popullit. Shqiptarët janë provokuar nga Edi Rama duke i krahasuar me organ gjenital. Ky kryeministër e ka humbur te drejtën legjitime për të drejtuar tani cdo gjë i mbetet në dorë popullit. Ministri i Jashtëm është sjellë si një ordiner. Provokoi rendë opozitë duke i hedhur ujë

Votimi për përjashtimet në Byronë e Kuvendit
Edi Paloka,  6 deputetë të mazhorancës pro dhe 2 deputetë të opozitës kundër
Flamur Noka,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Ervin Salianji,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Klevis Balliu,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Kejdi Mehmetaj,  6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Endrit Braimllari, 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër
Ditmir Bushati, 6 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe dy kundër Paloka dhe Mima
Mbledhja e Byrosë së Kuvendit

Deklaratat e deputetëve pas daljes nga Byroja e Kuvendit

Ervin Bushati: Prokuroria të nisë hetimet për Flamur Nokën

Deputetët kanë kryer veprime të padenja, të përsëritura. Në rastin e Nokës, janë përdorur edhe mjete të forta, përmes teknikës që mundëson seancën, është goditur me mikrofon në drejtim të qeverisë dhe kjo përbën elementë të veprës penale. Procedim për Nokën? Me atë merret prokuroria. Bodigardi i Ramës në seancë i armatosur? Kjo është hera e parë që e dëgjoj. Është rasti i parë që Byroja merr një vendim për një ministër, Bushati u provokua, është njerëzore dhe ai ka kërkuar ndjesë dhe ka një ndryshim total me deputetët e opozitës që mbrojnë një veprim absurd. Protestat e opozitës? Zgjedhjet janë pas katër viteve. Opozita edhe në ëndrrat e saj mund të dojë që të ndërrojë qeverinë, por e vendos populli.

Ervin Bushati

Paloka: Populli do i japë një përgjigje të rëndë Ramës

Ne kërkuam përjashtimin e Ramës për ofendimet ndaj shqiptarëve. Sot në Kuvend erdhi njeriu, që Rama e vendosi në krye të trafikut. Komisioni Tahiri? Vijon punën derisa ti dalë në krye. Me një qeveri që mbron Tahirin dhe dënon qytetarët këto cështje nuk i zgjidh më parlamenti, që është privat i Ramës. Ajo që do i japin shqiptarët do të jetë shumë e rëndë. Unë i kam thënë pa mikrofon se do të jetë më guximtari, por po tregon që është jo vetëm trim dhe cub, por populli e urren, le ta mbajë dhe ti përgjigjet deri në fund.

Edi Paloka

Ervin Salianji: Shqipëria po zien dhe po vlon, nesër do të protestojnë fermerët

Droga e Kolumbisë po e shkatërron Shqipërinë, duhen kapur ata, dhe jo 11 të arrestuarit nga Kukësi. Vendimi për ne është i ditur, hyra për t’i thënë shokut Gramoz janë formale në një parlament ilegjitim, mund të marrë vendime për të na dënuar me vdekje, apo për të internuar në kampin e Tepelenës. Nëse do të ishte për Rucin dhe Ramën nuk do të ishim në parlament, por pas telave me gjemba. Shqipëria po zien dhe po vlon, nesër do të protestojnë fermerët.

Ervin Salianji

Dhuna në Kuvend, Brahimllari: Opozita ka të drejtë që të bëjë ç’të dojë

Para një jave nuk përjashtoi Ramën nga parlamenti edhe pse i trajtoi shqiptarët si organ gjenital, ne që jemi aty për t’i thënë që bërë gabim, përjashtohemi, ajo ç’ka është e rëndësishme është hera e dytë që ministri i Jashtëm sillet si një rrugaç, hedh shishen e ujit. Opozita është në të drejtën e saj që të bëjë ç’të dojë, pasi Rama provokoi. Populli nuk ndalet më në cdo cep të Tiranës dhe Shqipërisë. Parullat fyese në Kuvend? Ajo parullë nuk është asgjë para asaj që bëri Rama. Ndjesa e Bushatit? Është bërë e qartë për këtë qeveri, Rama provokon, del e kërkon falje, Bushati provokon dhe kërkon më pas falje....

Endrit Brahimllari

E vetmja gjë që kërkon është rregullorja të jetë e njëjtë për të gjithë. Për Ramën nuk është marrë asnjë marrë, kjo është absurde. Nëse unë kam thyer rregulloren, i mirëpres masat, por rregullat duhet të jenë njëlloj për të gjithë. Ajo që ne bëmë ishte irritimi i qytetarëve pas arrestimit të 11 kukasianëve, që janë heronj dhe të dekorohen dhe jo arrestohen. Lufta do të jetë edhe jashtë edhe brenda parlamentit. Veza dhe mielli janë mjete demokratike. Ajo që nuk është parë kurrë është që një ministër të Jashtëm të qëllojë me ujë. Falja e Bushatit? E kërkoi edhe Rama po kuksianët janë në burg. Qeveria të hapë veshët dhe të dëgjojnë, taksat janë të pabaza.

Klevis Balliu


Letra e Ruçit drejtuar Byrosë ku kerkon perjashtimin me 10 dite te Bushatit


Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të opozitës

Kërkesa e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetëve / klikoni që të hapet dokumenti

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bon xhovi: 13/04/2018 07:53

    Cfar na shikojm syte keshtu more???????? Keto veprime nuk i bejn as femijet me rrugace neper shkolla.Me vjen keq per Bushatin qe ra ne nivelin e ketyre mostrave,se keta keshtu kan qene.Haram parat e ketij popull qe mban kete parlament.Turp!!!!!!

    Përgjigju
  • Lavdosh: 12/04/2018 20:19

    "Opozita ka të drejtë që të bëjë ç’të dojë" thote opozita shqiptare. Po kur shkelin ligjin, por kur nxisin dhune, lufte civile, por kur sulmojne fizikisht te tjeret cfare duhet te ndodhe? Ligji duhet te zbatohet per te gjithe njesoj

    Përgjigju
  • robert: 12/04/2018 19:27

    Keshtu benim edhe kur ishim femije ne shkolle....kjo eshte politika qe duam! RROFTE E QOFTE KJO POLITIKE se perndryshe do kishim harruar edhe lojrat e femijerise! I vetmi ndryshim se ne vend te kollareve te sotme kishim shallin e pionerit!

    Përgjigju
  • Besa: 12/04/2018 18:55

    Tuuuurppppppe faqja zez e kesaj opozite pa alternative ate qe Pam ne parlament ! Po eshte sh e dukshme reforma ne drejtesi Po fshin gjith prokurori e pd dhe kjo I ka I rituar sh skan faj kryetari tyre vrau 4 protestues dhe asnji gje nuk ju hyri ne kembe ta din keshtu se si P.O. bejn duan te ngren popullin po populli i mjer mire ta harrojn Se do fitojn keshtu kaq!

    Përgjigju
  • redi: 12/04/2018 16:13

    Parlamenti eshte kthyer ne nje turp kombetar ku protagoniste jane disa deputet opozitar . Kjo nuk eshte e pranueshme dhe nuk mund te percillni hallet e problemet e medha te popullit duke u sjellur si anormale . E vetmja menyre pwr te perfaqesuar popullin ,eshte debati politik dhe alternativat e zgjidhjes se problemeve dhe keshtu i sherbeni popullit . Paloka ,Noka , krici Balliu dhe Brahomllaru me Mehmetajn kane kohe qe jane bere te padurueshem dhe e justifikojne veprimin e tyre si demokratik . Po deputetet e mazhorances nuk kane te drejte te reagojne kur fyhen ose goditen . PS ka deputet qe e bejne Paloqen dhe Noken te kercej ne tepsi , por ruajne etiken dhe qendrimin korrekt su perfaqesues te popullit . Dhe Budgati gabim qe reagoi megjithse u provokua . Kjo oaraqitje do ju nxjerr zbuluar para votuesve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin