TIRANE - Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj deklaratës së deputetit të PS Pjerin Ndreu, i cili është shprehur se vetëm ka dashur ta preke deputetin genti Strazimiri. Nga selia blu deputeti Luciano Boçi e konsideoi këtë, nje reagim qesharak, pasi dhuna ndaj kolegut të tij është e faktuar me videon bërë publike tashmë.
Boçi ftoi gjykatën të vërë drejtësinë në vend për këtë ngjarje.
Më poshtë deklarata e plotë e deputetit të PD, Luçiano Boçi:Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj. Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, cka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka. Kjo video që e kanë parë tashmë të gjithë shqiptarët dhe që gjendet në arkivat e medias, është dëshmi e pastër, e dhunës së ushtruar nga Pjerin Ndreu ndaj depuetetit Strazimiri, pas denoncimit që përfaqësuesi i opozitës bëri në seancën plenare për inkriminimin e mazhorancës. Një dhunë e shëmtuar, primitive dhe e paramenduar, sipas një skenari që lindi pikërisht në sallën e kuvendit, pas fjalimit që mbajti Strazimiri.Tani kjo dëshmi e pastër, kundërshtohet sot vetëm nga një njeri. Nga Pjerin Ndreu i cili ka deklaruar se vetëm ka dashur ta prekë Strazimirin. Një reagim qesharak ky, por sigurisht një përpjekje për të shantazhuar gjykatën e cila e ka marrë deputetin Ndreu si të pandehur për veprën penale të goditjes për shkak të detyrës. Ne i bëjmë thirrje Gjykatës të mos ndikohet nga deklarime të tilla të papërgjegjshme e të gënjeshtërta, që bën një i pandehur për t’i shpëtuar drejtësisë. Ajo çfarë ka ndodhur, që ka dëshmitarë dhjetra deputetë, dhe miliona shqiptarë që kanë parë këtë video, është një akt i paprecedentë dhune, me synimin për t’i mbyllur gojën opozitës dhe përfaqësuesit të saj. Ne inkurajojmë gjykatën të vërë drejtësinë në vend, çka do të ishte korigjimi i nevojshëm i maskaradës politike të gatuar nga Edi Rama e të vënë në jetë nga deputetët e tij të pandehur, Pjerin Ndreu e Arben Ndoka.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding
22 Janar, 21:47
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57