Dhuna në Kuvend, PD:Ndreu presion
drejtësisë, Gjykata të mos ndikohet!
Edhe këtë të mërkurë Partia Demokratike ka dalë sërish me një deklaratë sa i përket dëshmisë së deputetit socialist Pjerin Ndreu për goditjen e deputetit të PD-së Gent Strazimiri.
TIRANE – Edhe këtë të mërkurë Partia Demokratike ka dalë sërish me një deklaratë sa i përket dëshmisë së deputetit socialist Pjerin Ndreu për goditjen e deputetit të PD-së Gent Strazimiri.
Sipas Nënkryetarit të demokratëve Edmond Spaho, deklarata e Ndreut në Gjykatën e Lartë se vetëm sa e ka prekur Strazimitin, është e pashembullt.
Spaho tha se Gjykata e Lartë, ku Ndreu dhe deputeti tjetër socialist Arben Ndoka po gjykohen për goditjen për shkak të deturës ndaj kolegut demokrat, nuk duhet të ndikohet nga shantazhi i Pjerin Ndreut. Sipas tij, ai po i bën presion gjykatës për t’ia hedhur drejtësisë.
Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së Edmond SpahoEshtë qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.
Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive.
Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambjentet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
Eshtë e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithcka për tia hedhur drejtësisë. Për ti bërë presion Drejtësisë.
Në dëshpërim, i pandehuri i thotë publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje.
Ne i kërkojmë Gjykatës të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta cojë cështjen deri në fund e të bëjë drejtësi.
Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe clirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit, do të bëhet, pavarësisht pengesave që po nxjerr Edi Rama.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55%
-
Jo
32.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koleksioni i 300 objekteve shqiptare në Muzeun Etnografik të Budapestit, në qershor në Shkodër
22 Janar, 21:22
-
Zbulohet çfarë shkruhet në letrën që Joe Biden i la Trumpit në Zyrën Ovale
22 Janar, 21:16
-
Champions League/ Shakhtar 'i vjedh këpucët' Brestit, fiton edhe Leipzig kundër Sporting! Sot PSG - City, në fushë Interi dhe Milani
22 Janar, 21:04
-
Pentagoni do të dërgojë 1.500 trupa aktive në kufirin me Meksikën, thonë zyrtarët
22 Janar, 20:54
-
Lëvizja Vetëvendosje: Kosova, në disavantazh përballë Serbisë për faj të Biden! Richard Grenell: E komplimentuat 4 vite dhe shkonit në konventat e tij
22 Janar, 20:38
-
Princ Leka u dënua me 16 muaj shërbim prove, Partia e Legalitetit: Ai është figurë e kulluar, u dënua nga komunistët
22 Janar, 20:35
-
Derbi shqiptar në Champions League, Asllani dhe Laçi sfidojnë njëri-tjetrin nga minuta e parë! Kristjani fiton besimin e Inzaghit
22 Janar, 20:30
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Heqja e taksave për resortet me 4-5 yje, ‘Djathtas 1912’: Abuzim i mazhorancës afër 11 Majit, i shërben dhe favorizon një grup të vogël interesi!
22 Janar, 20:04
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
Australian Open/ Jannik Sinner i pamposhtur, fiton kundër De Minaur dhe gjen Shelton në gjysmëfinale
22 Janar, 19:57
-
VKM/ Trajnimi i rekrutëve të rinj të Ukrainës, 8 ushtarakë shqiptarë pjesë e misionit në Mbretërinë e Bashkuar
22 Janar, 19:47