Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur ndëshkimin nga Federata Shqiptare e Futbollit për dy skuadrat e superiores, Tiranën dhe Vllazninë. Në një status në rrjetin social Facebook, shefi i qeverisë shkruan se do të ketë ndëshkim për çdo shfaqje të dhunës në sport.
“Stadiumet e fushat e çdo kategorie duhet t'i kthehen komunitetit. Ndëshkim shembullor për çdo shfaqje sado "të vogël" dhune në çdo kategori!”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook. Komisioni i Disiplinës i FSHF-së nuk ka treguar aspak mëshirë për grupimin e tifozave të Tiranës “Tirona Fanatics”, duke i lënë ata jashtë stadiumeve të Shqipërisë për këtë sezon.
Komisioni i Disiplinës ka vendosur që “Klubi i Futbollit Vllaznia” të luajë 10 ndeshjet e ardhshme në stadiumin e vet, pa praninë e tifozerisë së saj, e cila së bashku me ata të Tiranës ishin aktorët kryesorë të asaj dhune të paprecedent në “Loro Borici”.
Përveç kësaj, për shkak të dështimit në përmbushje të përgjegjësive për organizimin e një ndeshjeje futbolli, klubi shkodran është gjobitur edhe me 1 milion lekë. Me të njëjtat motive është dënuar edhe klubi i Tiranës, por për shkak se aktet e dhunshme të tifozërisë se vet kanë qenë të përsëritura, skuadra e Tiranës do të luajë 15 ndeshje pa praninë e tifozëve, ndërkohë që është gjobitur edhe me 500 mijë lekë.
Në ndeshjen Vllaznia-Tirana tifozët e të dyja skuadrave pushtuan fushën e futbollit dhe e kthyen atë në një arenë gladiatorësh. Bilanci i asaj ngjarjeje, që nuk mbahet mend prej 20 vitesh në stadiumin “Loro Borici”, u mbyll me disa të plagosur, me 35 të shoqëruar dhe disa milona lekë dëme materiale.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Ndëshkim për çdo akt dhune"">