Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në Facebook thekson rëndësinë e përparimit dhe zhvillimit të vendit që të ndodh në një situatë të qetë dhe demokratike dhe jo në situatë të përshkallëzuar dhe me tension. Përmes shpërndarjes së mesazhit të nën Sekretares së Shtetit për Çështjet Politike, Victoria Nuland, ambasada e SHBA informon shqiptarët për atë që po ndodh me krizën në Ukrainë.
"Përparimi i vërtetë mund të ndodhë vetëm në një atmosferë të qetë, jo të përshkallëzuar... Ka ardhur koha t'a themi qartë: Ukraina nuk është agresori.
NATO është një aleancë mbrojtëse, synimi i së cilës është të mbrojë anëtarët e saj dhe pa asnjë qëllim për të kërcënuar Rusinë. Diplomacia është alternativa më e mirë për t'u siguruar që Europa, përfshirë Rusinë, të jetë më e qëndrueshme dhe më e sigurtë", ka thënë Nuland.