Pas skenarëve të dhunës që u panë në selinë e Partisë Demokratike mes mbështetësve të Sali Berishës dhe atyre të Lulzim Bashës ka reaguar Policia e Shtetit.
Teksa iu bën thirrje protestuesve që të distancohen nga dhuna, Policia e Shtetit sqaron se nuk kanë vepruar në këtë situatë dhe as nuk kanë hedhur asnjë send të kundraligjshëm, si gazi lotsjellës siç u pa në seli.
“Sqarojmë opinionin publik se asnjë nga strukturat e Policisë së Shtetit të angazhuara për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk është përfshirë në asnjë veprim dhe nuk ka hedhur asnjë send të kundërligjshëm në selinë e Partisë Demokratike, gjatë protestës që është duke u zhvilluar.
Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin e sigurinë dhe u bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo akt dhune apo prishje e rendit dhe sigurisë, pasi do të përballen me forcën e ligjit”, deklaron Policia e Shtetit.
Lajmi kryesor: