Protesta dhe dhuna e përdorur në të ishte temë debati mes të ftuarve në emisionin "Repolitix'. Të fokusuar nëse kjo protestë ishte e nxitur nga politika apo jo, për avokatin Idajet Beqiri tha se një ditë më parë protesta nisi qytetare, por kur dhuna u shfaq nga disa të rinj, qytetarët u larguan dhe për këtu sipas avokatit ka futur duart keq politika.

"Qytetari del me qiri në dorë, ruan dhe distancën se jemi edhe në kohë covidi. Atje dolën për jetën e humbur të të riut dhe për këtë në protestë duhet të respektonin jetën që nga infektimi e deri tek dhuna ndaj policisë. Qytetarët protestuan dje, kur nisi dhuna ata ikën dhe aty ngeli krimi ordiner. E dyta aty futi duart edhe politika dhe po ta shikosh politika dje dhe sot i ka futu duart keq", tha Beqiri.

Anëtari i Nismës Thurje, Pano Soko tha se problemin në të gjithë këtë histori nuk e shikon tek dhuna por arsyet e këtij mllefi kaq të madh që u hodh nga protestuesit ndaj policisë duke e gjuajtur me gurë e çdo objekt tjetër. Sako shprehet se policia mbajti qëndrim të gabuar për vrasjen e 25-vjeçarit duke mos thënë të vërtetën dhe kjo solli revolta edhe më të mëdha.

"Problemin unë e kam me qëndrimin që mbajti policia. Në situata të tilla ti duhet të jesh vetëm i sinqertë dhe tentativa për ti rrëshqitur përgjegjësisë dhe presionit që u vu në momentin e parë të njoftimit të ngjarjes, normalisht që një institucion i përgjegjshëm nuk lëkundet nga e vërteta kushdo qoftë ajo. Mungesa e papërgjegjshmërisë për atë që ndodhi pas u vu re. Ai që shkon në protestë ka një mllef brenda dhe që ta analizosh një protestë duhen analizuar shkaqet e këtij mllefi dhe ajo që kuptova unë mllefi ishte ndaj sjelljes së policisë  që është i mbledhur në kohë", tha Sako.

Ndërsa juristi Leonard Karaj tha se në një proteste qytetare nuk duhet të kishte dhunë, por nuk mund t'i jepte kësaj proteste ngjyrime politike. Por krejt të kundërt e kishte qëndrimin gazetari Flogert Muça duke thënë se protesta kishte ngjyrime politike.

"Po të behej një proteste qytetare e gjithë Tirana do të dyndej në rrugë. Për ta nderuar këtë 25 vjecarin për të protestuar paqësisht, por unë sot nuk pash drejtues politike si dje dhe nuk mund ti jap kësaj proteste ngjyrime politike", tha Karaj

"Njerëzir që kanë qenë shpirtërisht në protestë kanë qenë mbi 1 milion here me shume nga sa ishin ne shesh, por unë dhe po te isha ne ate proteste une nuk do prekja asnjë polic. Kur futet elementi i dhunës ka edhe nuanca politike jo se ishte politike", tha Muça.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Beqiri: Dhuna në protestën e sotme u përdor nga opozita, ka frikë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe SPAK! Ministri i ri do jetë grua (VIDEO)

Avokati Idajet Beqiri në një krahasim të reagimit të policisë në protestën e 21 janarit 2011 dhe kësaj të sotme, për të nëse njerëzit do ishin futur në Kryeministri në 2011 Sali Berisha do të kishte rrafshuar 500 vetë. Beqiri shprehet se dhuna sot në protestë përdoret nga opozita pasi e di që do të humbasë zgjedhjet e 25 prillit dhe se ka frikë nga SPAK-u. Në lidhje me dorëheqjen e Sandër Lleshaj, ai tha se ministri i ardshëm do jetë grua.

"Protesta e 21 janarit  po të ishim të futur ne te dera e Kryeministrisë Saliu do i kishte vrarë mbi 500 veta ky është dallimi i atyre që u përmbysën me këto të sotmet. E dyta sot këta vandal i përdor opozita për dy arsye e para për zgjedhjet e 25 prillit pasi të gjitha llojet e sondazheve e nxjerrin humbëse dhe se nuk vjen në pushtet dhe e dyta nga frika e SPAK-ut.  Po ulërijnë nga Presidenti tek Berisha e Monika se u ka vajtur thika aty ku nuk mban më dhe bëjnë këto veprime duke futur dhunë në protesta me shpresën se do trembin SPAK, SHBA e BE dhe të tërhiqen nga reforma në drejtësi. ministri i ri në vend të Lleshja do jetë gru", tha Beqiri.