Dhuna para Kryeministrisë/ Felaj: Protestë rrugaçërore, do të mbajnë përgjegjësi

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj e ftuar në studion e Report Tv, deklaroi se të gjithë ata që sulmuan Kryeministrinë do të mbajnë përgjegjësi të plotë një për një. Ajo e cilësoi protestën si rrugaçërore, ndërsa i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të mbajnë premtimin dhe të largohen, pasi më parë kishin thënë se nëse nuk largonin Ramën do të largoheshin vetë.

"Askush nuk ka për t'i shpëtuar përgjegjësisë së ligjit për atë që ka ndodhur sot. Politikanë që kurrë nuk u ngopën me pushtet dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë është që të ndërsejnë turmën për dhunë dhe gjak. Jeta e punonjësve të policisë u rrezikua disa herë, pa llogaritur që brenda ishin njerëz që mund të asfiksoheshin, por policia e menaxhoi shumë mirë. Prania e qytetarëve në Vlorë është fytyra e qytetarisë së vërtetë. Kjo është diferenca mes protestës qytetare dhe asaj rrugaçërore. Kur u vra Hekuran Deda në 21 Janar ambulanca kurrë nuk erdhi, ndërsa sot ambulanca ishte aty.

Në 21 Janar makinat me ujë dhe gaz lotsjellës u futën mes turmës pa paralajmërim, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Policia dhe garda ruajnë institucionet e rëndësisë së veçantë dhe masat kanë qenë po ato që vërejmë cdo ditë, ndërsa te Kryeministria kanë qenë të shtuara. Basha dhe Kryemadhi kishin thënë se do të largoheshin nga drejtimi i partive politike nëse nuk largonin Ramën sot dhe le ta bëjnë. Gjatë protestës Basha dhe Kryemadhi u larguan nga godina, duke bërë sehir dhe duke i nxitur" deklaroi Felaj.
 


Lajmi kryesor:

Dhuna në protestë, Meta-opozitës: Vetëpërmbajtje! Rama: Këta nuk janë shqiptarët (Të gjitha reagimet)


//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion