Dhuna në protestë, Meta-opozitës: Vetëpërmbajtje! Rama: Këta nuk janë shqiptarët (Të gjitha reagimet)

Dhuna në protestë, Meta-opozitës: Vetëpërmbajtje! Rama: Këta nuk janë shqiptarët (Të gjitha reagimet)

Dhuna në protestën e opozitës ka sjellë reagimet e krerëve të shtetit. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar vetëpërmbajtje nga protestuesit e opozitës. Ndërsa nga Vlora, pas përfundimit të takimit, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e cilëson protestën e opozitës si politikë të dalë boje.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Braçe: Tentativa e Berishës dhe Bashës për të kthyer një 21 janar të dytë dështoi

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka komentuar protestën e opozitës së bashkuar e cila u mbajt këtë të shtunë para Kryeministrisë.

Duke bërë një krahasim mes protestës së ditës së sotme,  me atë të 21 Janarit të  vitit 2011-të, Braçe shprehet se tentativa e Bashës dhe Berishës për të kthyer një 21 janar të dytë duke nxitur njerëzit për t'u rrahur e për t'u vrarë  rezultoi sot vetëm një dështim i pastër.

Përmes një postimi në rrjetin social zv. kryeministri Braçe evidenton shkatërrimin dhe dëmtimin e ambientit , ndërsa shprehet se mes dhunës së  rrugës dhe ligjit, është ky i fundit që fiton gjithmonë.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

21 JANARI VS 16 SHKURTI;

TENTATIVA E SALI BERISHES,

LULZIM BASHES PER TU RRAHUR E, PER TU VRARE SOT!

DESHTIMI PER TE MARRE PUSHTETIN ME DHUNE!

Tani qe dhuna e rruges mbaroi,dua te them disa fjale per cilindo;

Ne 21 Janar kishte Gardh, Rregullore te Gradhit, Rregullore te Bulevardit;

Ne 16 Shkurt nuk kishte asgje, zero, as gardh e as rregullore;

Ne 21Janar kishte police, forca speciale deri tek Renea, snajper, gardiste dhe paramilitare;

Ne 16Shkurt nuk kishte asnje sherbyes shteti me arme, pistolete, kallashnikove, Mp5, snajper, zero;

Ne 21Janar u qiten 4000 plumba, mbajeni mend, 4000 plumba;

Ne 16Shkurt asnje, zero, asnje shkrehje arme, asnje plumb;

Ne 21Janar u vrane 4 qytetare paqesore, u plagos nje gazetar, u plagosen mbi 32 qytetare te tjere;

Ne 16 Shkurt nuk eshte lenduar askush, as qe u prek me dore kush, zero, asnje;

Ne 21 Janar provat e krimit, nga gezhojat ne bulevard e kryeministri deri tek pamjet e kamerave, serverat e tyre u zhduken, prokuroria u ndalua te hetoje;

Ne 16 Shkurt jane te gjitha ne vend, e gjithe zona para kryeministrise po i jepet prokurorise, bashke me pamjet filmike, serverat po ashtu;

NE NUK KEMI ASGJE PER TE FSHEHUR!

Keto jane dy bote;

Njera e ligjit dhe, tjetra e dhunes se rruges!

Dua ti them cdo qytetari se kurre,

kurre ne nuk do te tejkalojme ligjin,duke marre jete kundershtaresh! Kurre! Sali Berisha e kuptoi kete sot; Erdhi verdalle ne ate shesh me besimin e forte se do te nxiste, provokonte e me ne fund

do merrte pas ate qe donte,nje akt dhune, nje plagosje, nje vrasje ne radhet e kundershtareve,

NUK JA DOLI!

Ne ate bulevard, ka vec dy vrases dhe keshtu do jete deri ne fund;

Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Cilido nga kundershtaret tane politike, nga ata qe nuk kane parti e kundershtojne politikat tona deri tek anetari i fundit i PD, te jete i qete, NE NUK IMARRIM KUJT JETEN!

I keqardhur per cdo kundershtar paqesor qe ishte sot ne bulevard e qe eshte ndjere keq nga paisjet e policise,

por duhet te jem i qarte,gjithcka erdhi si pasoje e nje grupi prej 200 vetesh, te dhunshem deri barbar,te komanduar politikisht e me synim te qarte per te sulmuar godinen e Qeverise, marre pushtetin me dhune! Si perhere!

Ora 17:56
Dhuna para Kryeministrisë/ Felaj: Protestë rrugaçërore, do të mbajnë përgjegjësi

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj e ftuar në studion e Report Tv, deklaroi se të gjithë ata që sulmuan Kryeministrinë do të mbajnë përgjegjësi të plotë një për një. Ajo e cilësoi protestën si rrugaçërore, ndërsa i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të mbajnë premtimin dhe të largohen, pasi më parë kishin thënë se nëse nuk largonin Ramën do të largoheshin vetë.

"Askush nuk ka për t'i shpëtuar përgjegjësisë së ligjit për atë që ka ndodhur sot. Politikanë që kurrë nuk u ngopën me pushtet dhe e vetmja gjë që dinë të bëjnë është që të ndërsejnë turmën për dhunë dhe gjak. Jeta e punonjësve të policisë u rrezikua disa herë, pa llogaritur që brenda ishin njerëz që mund të asfiksoheshin, por policia e menaxhoi shumë mirë. Prania e qytetarëve në Vlorë është fytyra e qytetarisë së vërtetë. Kjo është diferenca mes protestës qytetare dhe asaj rrugaçërore. Kur u vra Hekuran Deda në 21 Janar ambulanca kurrë nuk erdhi, ndërsa sot ambulanca ishte aty.

Në 21 Janar makinat me ujë dhe gaz lotsjellës u futën mes turmës pa paralajmërim, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Policia dhe garda ruajnë institucionet e rëndësisë së veçantë dhe masat kanë qenë po ato që vërejmë cdo ditë, ndërsa te Kryeministria kanë qenë të shtuara. Basha dhe Kryemadhi kishin thënë se do të largoheshin nga drejtimi i partive politike nëse nuk largonin Ramën sot dhe le ta bëjnë. Gjatë protestës Basha dhe Kryemadhi u larguan nga godina, duke bërë sehir dhe duke i nxitur" deklaroi Felaj.
 

Ora 17:52
Dhuna në tubim, Rama: Vlonjatët i ritreguan Shqipërisë anën e duhur (Një mesazh për protestuesit)

Në përfundim të protestës së opozitës ditën e sotme, kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se vlonjatët i ritreguan Shqipërisë anën e duhur të historisë duke dënuar atë që ndodhi në protestën e opozitës në Tiranë. "Për Protestuesit:Eshtë faji i atyre që ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndiqni pas ata udhëhumbur?Për Vlonjatët:Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë,anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit:Ishte dita për të bërë dallimin e madh.Ju e bëtë! Respekt" thotë ai. Rama ishte në Vlorë në një takim me qytetarët gjatë kohës që në Tiranë po zhvillohej protesta (lexo ketu).

Ora 17:20
Dhuna në protestë/ Veliaj: Mos vandalizo, Tirana nuk harron, s'ka më kthim pas tek huri e druri!

Protesta e ditës së sotme ka zgjatur për rreth 5 orë ku protestues të dhunshëm, sulmuan ambientet para Kryeministrisë duke hedhur kapsollë, tymues dhe duke tentuar të futen brenda godinës.

Ajo që mbeti pas ishin pemë të thyera, pllaka trotuari të hequra për të goditur kryeministrinë dhe punonjësit e policisë, dhe një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara gjatë protestës.

Përmes një statusi ka reaguar edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka falënderuar qytetarët e Tiranës që u distancuan nga dhuna. Duke kërkuar ndalimin e vandalizimit të qytetit nga protestuesit e dhunshëm, Veliaj siguron se do të rikuperohet çdo dëmtim i bërë qytetit.

“Po pse o pse?  Ca ju beri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira?  Do t'i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron - s'ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës!   #MosVandalizoTiranën “, shkruan Veliaj.

Ora 15:14
Zv. Ministrja e Brendshme mbi tensionet në protestë: Policia nuk përdori dhunë

Zv. ministrja e Brendshme, Rovena Voda e ftuar në studion e Report Tv, ka folur rreth protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë. Voda ka thënë se policia nuk ka përdorur dhunë ndaj protestuesve.

“Në retorikën e Bashës nuk ka asgjë të re, është për të ardhur keq, kanë qënë të gjithë ministra kanë pasur gjithçka në dorë dhe nuk kanë bërë asgjë për popullin. Policia nuk përdori dhunë ndaj protestuesve. Policia është një hap minus ndaj protestuesve. Polica e Shtetit nuk përdori dhunë. Këto pamje nuk duhet t’i përkasin Shqipërisë së vitit 2019”, tha Voda.

Ora 14:05
Protesta/ Balla: Saliu i shoqëruar me persona të skeduar për trafik droge (FOTO)

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka postruar një foto, ku shikohet ish-kryeministri, Sali Berisha në shoqërinë e disa personave, të cilët sipas Ballës janë të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikantë droge.

"Sali Berisha paske përfunduar të të shoqërojnë persona të skeduar nga policitë e vendeve partnere për trafikante droge. Mjaft dhe urdhëra për dhunë! Nuk ndalet Drejtësia e Re as nga ti, as nga Luli, as nga Mona e as nga punonjësit e Xhelal Mziut' thotë Balla.

Fotoja qe eshte publikuar nga Taulant Balla
Ora 13:37
Dhuna në protestë/ Rama: Këta nuk janë shqiptarët (Një reagim edhe për shkatërrimin e Kërpudhës)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale për atë që po ndodh para Kryeministrisë. Protestuesit shkatërruan hyrjen para Kryeministrisë dhe instalacionin e "Kërpudhës" së vendosur në kopshtin e selisë së qeverisë, ndërsa Rama thotë se kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta. "KEPURDHA - Vepër e Carsten Holler, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite të tij në vendin tonë, pas së cilës artisti i famshëm bashkëkohor është kthyer në një ambasador të Shqipërisë e të shqiptarëve! Ndjesë Carsten, kjo nuk është Shqipëria dhe shqiptarët nuk janë këta" thotë Rama.

Kërpudha e shkaterruar qe ishte te Kryeministrisë
 
Ora 13:12
Sandër Lleshaj thirrje protestuesve: Distancohuni nga dhuna

Pas incidenteve që kanë shoqëruar protestën e opozitës, ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai i ka bërë thirrje drejtuesve politikë dhe qytetarëve të distancohen nga dhuna.

Fjala e plotë e Lleshajt:

"Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona", përfundoi Lleshaj.

Ora 12:46
Dhuna në protestë/ Rama: Kësaj politike i ka dalë boja

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të takimit në Vlorë me qytetarët ka komentuar atë që po ndodh në Tiranë në protestën e opozitës. Ai e cilëson dhunën në protestën e opozitës, si politikë të dalë boje. "Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë" shkruan Rama në krahasimin që bën mes dy fotove të asaj që ndodhi në Vlorë dhe asaj që po ndodh në Tiranë.

Ora 12:39
Dhunë në protestën e opozitës, Meta: Respektoni institucionet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas konfrontimit që ka ndodhur mes policisë dhe protestuesve përballë kryeministrisë. Ai ka bërë thirrje për vetëmpërmbajtje dhe evitim të dhunës.

"Duhet vetepermbajtje nga te gjithe per evitimin e konfrontimeve e dhunes.Ndersa qytetaret duhet te protestojne te lire duhet te respektohen institucionet", përfundoi Meta

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sale Serbi: 16/02/2019 23:34

    Shifeni bodygauradin e Saliut me shall me flamurin serb ne qafe. Shikojeni shikojeni dhe ju te SHIK dhe ju te prokurorise dhe ju o qyterare se kushdo mund ta padise ate antishqiptar te papare.

    Përgjigju
  • tini: 16/02/2019 14:49

    Kjo proteste nuk eshte demokratike dhe se me presione dhe shkaterrim kurre nuk vihet ne pushtet . Do mbaroj kjo proteste e dhuneshme ,dhe pergjegjesit para drejtesise . Cfar u fitua

    Përgjigju
  • Populli: 16/02/2019 14:05

    Nuk e kuptojme cbene prokurorja e Pergjithshme perse nuk arrestohet Berisha dhe Basha per nxitje te dhunes ceshte kjo qe sben detyren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion