MALËSI E MADHE - Një 48-vjeçar në Malësinë e Madhe është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij si dhe për armëmbajtje pa leje.
Në banesën e tij, nga kontrolli i policisë u gjetën një armë zjarri kallashnikov, armë gjahu dhe 252 fishekë me këto të cilat i mbante me leje.
"Efektivët e policisë, kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje, duke arrestuar në flagrancë shtetasin B. K., 48 vjeç, banues në Malësinë e Madhe, i cili po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij" - njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në ngarkim të shtetasit B. K.