Një 49-vjeçar është vënë në pranga për dhunë ndaj nipit të tij. 

Bëhet fjalë për shtetasin L.Ç nga Korça i cili ka dhunuar djalin e të vëllait 23 vjeç, i cili u pajis me urdhër mbrojtje.

Po ashtu në Korçë, një 34-vjeçar me iniciale A.L është vënë nën hetim, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtje.

Gjithashtu, 34-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit.