Që në pjesën e parë pati përplasje të ashpra mes lojtarëve, teksa nuk munguan as grushtet, por gjithçka percipitoi në pjesën e dytë pas golit të Partizanit. Goga festoi në mënyrë provocative dhe pak çaste më vonë futbollistët, por edhe stafet e dy klubeve u përleshën masivisht. Të irrituar, edhe tifozë të Delvinës u futën në fushë për të goditur futbollistët e Partizanit, ndërsa për të qetësuar situatën ndërhyri edhe policia.

Pas më shumë se 20 minutash ndeshje rinisi me 4 kartonë të kuq, ndërsa në minutat e fundit Partizani shënoi një tjetër gol, duke u larguar me fitoren 0-2, por me një ndeshje që la shije të hidhur për atë që ndodhi.