Pas orëve të gjata tensioni, përplasje në Kuvend dhe jashtë tij, sharje dhe ofendime mes deputetëve dhe dhunës me sende të fortë, ku nuk kanë munguar shishet e ujit ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës e cila u mbajt në një sallë të improvizuar brenda ambienteve.
 
Seanca rifilloi pak para mesnatës dhe përfundoi rreth orës 01:45 të ditës së shtunë. Gjatë kësaj kohe, seanca u ndërpre dy herë.
 
Deputetët e pozitës miratuan me shpejtësi të gjitha projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita nuk mori pjesë, pasi tre heë më parë ndërprenë seancën me gaz lotsjellës.
 kosove kosove
Megjithatë opozita në Kosovë e ka cilësuar si të jashtëligjshme seancën duke deklaruar se nuk do ta njohë dhe se do të vazhdojë sërish me planin e protestave.
 
Kreu u VV-së, Visar Ymeri deklaroi se policia nuk i ka lejuar deputetët e opozitës që të marrin pjesë në seacën e improvizuar në sallën brenda godinës së Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës, neni 3 dhe neni 4, lejon që mbledhja të mbahet edhe jashtë selisë së Kuvendit
 

Komunikata e policisë së Kosovës:

Njësitet policore gjatë veprimeve të tyre kanë arrestuar dhjetë protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu si pasojë e dhunës së shprehur nga disa protestues është lënduar një zyrtar policor, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës ka arritur ta vërë situatën nën kontrolle dhe sot ajo konsiderohet të jetë e qetë dhe stabile.

Mbrëmë pas mesnate seanca është zhvilluar në një ambient tjetër të objektit të Kuvendit, ku, pa praninë e deputetëve të opozitës, që kishin mbetur në sallën e mbledhjeve, ka shqyrtuar e miratuar projektligje e vendime sipas rendit të ditës.

kosove
kosove
kosove kosove
kosove kosove

Redaksia Online