Dhunë, vjedhje dhe armëmbajtje, 7 të arrestuar në Tiranë për 24 orë, sekuestrohen 3 armë

Dhunë, vjedhje dhe armëmbajtje, 7 të arrestuar në Tiranë për 24 orë, sekuestrohen 3 armë

TIRANË- Policia ka arrestuar 7 persona në 24 orët e fundit për vepra të ndryshme penale, ndërsa janë sekuestruar edhe tre armë zjarri. Materialet për të gjithë personat e arrestuar për vjedhje, dhunë në familje, përndjekje dhe armëmbajtje i janë referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i plotë për të arrestuarit
Policia e Tiranës në kuadër të planit të masave për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

- Sh. P., 27 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në rrugën “Dritan Hoxha” ka përndjekur ish - të dashurën.

- B. N., 21 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas në rrugën “Vangjel Noti” ka vjedhur një sasi lekësh në një mjet.

- M. J., 44 vjeç, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe dy armë zjarri "pistoleta”.

- D. A., 38 vjeç, për veprën penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Në rrugën “Ramazan Gaxherri” është ndaluar mjeti të cilin ky shtetas e drejtonte. Gjatë kontrollit fizik i është gjetur një armë zjarri “pistoletë”.

- F. K., 44 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”. Ky shtetas në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten.

- E. H., 32 vjeç dhe E. P., 32 vjeç, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”. Këta shtetas në Vorë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur banesën e një shtetasi. Nga veprimet e kryera dyshohet se janë autorë edhe të katër vjedhje të tjera banesash të ndodhura në Vorë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën