Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e 28 vjeçares në Tiranë nga Gleard Gusholli i cili për një javë rresht e dhunoi dhe e mbajti peng në një banesë në kryeqytet.
Berisha solli në vëmendje vdekjen e kenianes, Joyce Aoko, duke u shprehur se edhe dhunimi i të resë në Tiranë, tregon se në kryeqytet dominon mafia e lidhur me qeverinë. Ai shtoi se ngjarja e ndodhur ndaj të resë së fundmi, tregon se jeta në Tiranë është bërë gjithnjë e më e pasigurt dhe se rendin e ka në dorë krimi dhe mafia.
“E marrë peng në shtëpi nga i ashtuquajturi partner duke kryer ndaj saj një terror fizik dhe psikologjik, tipik për strofullat e mafies nën mbrojtjen e mafies. Jeta në Tiranë bëhet gjithnjë e më e pasigurtë, rendin në dorë e ka krimi dhe mafia. U ndala në këtë rast dramatik sepse muaj më parë një vajzë nga Kenia që punonte në një kazino, u masakrua. Klithmat e saj, ranë në vesh të shurdhër. Vrasësi është i sojit të qeverisë, vetëm qeveria arrin të heshtë të shkatërrojë dhe rrënojë të gjitha provat për të mbrojtur ministrat e saj kriminelë që fshehin krimin. Tirana është sot qytet ku dominon ligji i mafies. Dominon mafia dhe mafia e Tiranës duke pasur parasysh faktin që ka pushtetin, është mafia më e rrezikshme e Europës. Ajo tejkalon Ndraghettën dhe të gjitha grupet mafioze. Sepse kreu i saj është qeveria mafioze shqiptare. Dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar ndaj 28 vjeçares. Dënoj indiferencën e treguar nga organet e rendit dhe dorëzimin e sigurisë së qytetarëve në duart e organizatave kriminale nga një qeveri e lidhur kokë e këmbë me to”- u shpreh Berisha.
Lajmi kryesor:
U mbajt peng dhe u dhunua për 1 javë nga i dashuri, 28-vjeçarja: Tentova të hidhesha nga kati i 5-të! Avokati i saj: Ishte tentativë vrasjeje, të ndryshohet akuza
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëngjyrëshe
27 Nëntor, 18:40
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
‘Drejtësi për Martinin!’ Marshim protestë për sigurinë, por pa bojkot në shkolla
27 Nëntor, 18:22
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Mbledhja e Qeverisë, Vasilika Vjero largohet nga posti i zv/ministres së Financave pas katër vitesh
27 Nëntor, 18:05