Dhunimi i biznesmenit nga Policia
SHÇB: U rrëzua gjatë ndjekjes
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme pranë Ministrisë së Brendshme ka sqaruar lidhur me akuzat për dhunë ndaj qytetarëve nga Policia e Shtetit. Pronari i një rrjeti picerish në Tiranë, Altin Bamllari akuzoi sot Policinë se ai dhe djali i tij ishin dhunuar fizikisht. Ndërkohë, SHÇB sqaron se ka filluar procedimin penal për "Mosbindje të punonjësve të policisë" në ngarkim të A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë si dhe djalit të tij, A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme pranë Ministrisë së Brendshme ka sqaruar lidhur me akuzat për dhunë ndaj qytetarëve nga Policia e Shtetit.
Pronari i një rrjeti picerie në Tiranë, Altin Bamllari akuzoi sot Policinë se ai dhe djali i tij ishin dhunuar fizikisht. Ndërkohë, SHÇB sqaron se ka filluar procedimin penal për "Mosbindje të punonjësve të policisë" në ngarkim të A.B., 46 vjeç, banues në Tiranë si dhe djalit të tij, A. B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, këta dy shtetas në datën 26.06.2016, rreth orës 00.30 minuta në Bulevardin "Bajram Curri", duke udhëtuar me mjetin me targë TR3884 U, nuk i janë bindur shërbimeve të Komisariatit të Policisë Rrugore për të çuar mjetin në pikën e bllokimit, për shkak se nuk ishte shlyer gjoba prej 15 mijë lekë të reja.
"
Masa administrative e pashlyer prej afro 1 viti, ishte në vlerën 15.000 L (të reja) për mungesë siguracioni dhe sipas Kodit Rrugor automjeti duhet të bllokohet në pikë bllokimi deri në përfundim të procedurave. Pas kundërshtimit të urdhërit për shoqërim të dhënë nga punonjësit e policisë, këta shtetas kanë braktisur makinën përballë ambasadës ruse dhe janë larguar me vrap në drejtim të Piramidës", thuhet në deklaratën e SHÇB.
Policia hedh dritë edhe mbi pretendimet e Altin Bamllarit se ai dhe djali i tij janë dhunuar fizikisht. "
Gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, shtetasi A.B. është rrëzuar dhe ka pësuar dëmtime të lehta. Policia ka bërë të mundur kapjen e tyre afër Piramidës dhe i ka shoqëruar për veprime të mëtejshme".
Ndërkohë, në përfundim të veprimeve, thotë SHÇB, këta shtetas janë proceduar penalisht për "Mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga neni 242 i K.Penal.
"
SHÇBA vijon me verifikimin e veprimeve të punonjësve të policisë, në përfundim të të cilit do të marrë masat përkatëse. Policia e Shtetit është e angazhuar t'i shërbejë publikut, duke kërkuar kontributin dhe bashkëpunimin e çdo qytetari për të respektuar ligjin dhe rregullat".
Lidhur me një akuzë tjetër për dhunë në qytetin e Korçës, Ministria thotë se Shtetasi Jurxhin Kulla ishte shoqëruar në ambientet e Policisë nga Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet dhe është arrestuar për veprat penale "Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe "Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve".
Ky person, sipas policisë është me precedent kriminal, pasi ka qenë i dënuar disa herë më parë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
82.8%
-
Jo
13.4%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 454
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24