Skënder Nika, pas dhunimit mëngjesin e sotëm pranë banesës ku jetonte (Arst) ka deklaruar për Report Tv se ishte duke u kthyer nga puna kur 5 persona të maskuar dhe me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar.

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.

Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.

Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, thotë ai.


Lajmi kryesor:

Dhunohen bashkëshortët në Fushë-Arrëz, dyshohet se u sulmuan pasi sinjalizuan policinë për parcelat me drogë! Dëshmia për Report Tv: U prezantuan si police, dyshojmë te fqinji