Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive për të zbardhur më tej ngjarjen e rëndë të dhunimit në mënyrë barbare të gazetares Arbana Xharra.

Ende policia nuk ka konfirmuar nëse ka ndonjë të dyshuar.

Ish kryeredaktorja e gazetës Zëri u dhunua fizikisht dy ditë më parë nga disa persona në Prishtinë ndërsa sapo ishte kthyer nga Shqipëria
 
Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, por pas marrjes së ndihmës së nevojshme mjekësore gjendja e saj është e qëndrueshme.
 
Xharra së fundmi është anëtarësuar në partine e PDK por ajo shpesh herë është kërcënuar nga elementë të ndryshëm radikalë.

Shumë politikanë dhe figura të tjera të shquara dënuan sulmin ndaj gazetares duke e konsideruar të papranueshëm dhe duke ofruar mbështetjen e tyre për të.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com