Dhunimi i Kridens Metës, te Tirana 'kyçin' gojën! Visar Bekaj: Turp që na hodhi punën poshtë, jam krenar

Dhunimi i Kridens Metës, te Tirana 'kyçin' gojën! Visar Bekaj: Turp që na hodhi punën poshtë, jam krenar

Visar Bekaj

Tirana dhe Bylis barazuan 2-2 për javën e parafundit të Superligës në "Arena Egnatia" në Rrogozhinë. Bardheblutë humbën vendin e parë, teksa fundi i ndeshjes ka qenë i tensionuar, teksa dhjetra tifozë kanë hyrë në fushë dhe kanë dhunuar arbitrat. Gjithçka lidhet me një penallti të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, me bardheblutë që protestuan ashpër.

Zyrtarët dhe dejtuesit e Tiranës nuk kanë folur për mediet, teksa pas ndeshjes ka folur për Oversport vetëm portieri Visar Bekaj.

“Jemi krenar për sakrificën që kemi bërë këto 35 ndeshje dhe është turp që të hidhet poshtë puna dhe djersa nga një vendim i tillë. Të shohim se çfarë do të thonë ekspertët për episodin e penalltisë. Jam krenar për çunat dhe ne nuk dorëzohemi. Kemi edhe ndeshjen e kupës dhe do të fokusohemi për të. Duket sikur dorëzoheni në garën për titull? Jetojmë në Shqipëri, ne do të japim maksimumin edhe ndaj Erzenit, por është e pamundur, sepse tashmë dihen gjërat. Jemi të gjithë të mërzitur, trajneri është krenar me ne, me punën. Ky është futbolli, disa persona marrin vendime të nxituara. Ne kemi edhe 2 ndeshje ku do të japim maksimumin, ishalla fitojmë Kupën. Nuk ka mbaruar asgjë me këtë ndeshje, ne duhet të shohim përpara. Presidenti? Tha që jam krenar me ju dhe rini të qetë”, ka thënë mes të tjerash Bekaj.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Titulli i Superligës me 'fotofinish', dhunohet Kridens Meta nga tifozët e Tiranës! Bardheblutë ndalen nga Bylisi dhe humbasin kreun, Partizani 'poker' Kastriotit! Krutanët zyrtarisht të rrëzuar


S.Dh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'