Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj transgjinores Anxhela. Meta ka dënuar dhunën ndaj saj duke u kërkuar autoriteteve që të marrin masat dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët e sulmit.

“E dënueshme dhuna kundër një anëtareje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. I bëj thirrje autoriteteve ligjzbatuese të marrin masat e duhura për zbardhjen e këtij sulmi burracak dhe nxjerrjen para drejtësisë së autorëve.”, shkruan Meta.

Lajmi për dhunimin e Anxhelës u bë publik nga Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, i cili dënoi sulmin ndërsa i bëri thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen.