TIRANE- Anëtarja e komunitetit transgjinor Anxhela H., është dhunuar nga disa persona të paidentifikuar. Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, që bën të ditur se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe më pas është dhunuar për shkak se ka marrë pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.

"Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dënon me ashpërsi sulmin fizik e psikologjik ushtruar ndaj Anxhela H., pjesë e komunitetit transgjinor në Shqipëri.
Nga raportimet e para mësohet se pjesëtarja e komunitetit transgjinor është përndjekur dhe sulmuar, duke u targetuar për marrjen pjesë në paradën e fundit të lezbikeve në Tiranë.
Komisioneri Dr. Gajda nxit Policinë e Shtetit dhe prokurorinë e Tiranës të marrin masa për të identifikuar personat që kryen aktin e pashembullt të dhunimit, diskriminimit dhe përndjekjes së Anxhelës.
Aktet e dhunës, diskrimiminimit dhe krimet e urrejtjes ndaj komunitetit transgjinor, çdo komuniteti tjetër apo grupi vulnerabël është e papranueshme në një shoqëri demokratike që aspiron standarte të larta të respektimit të të drejtave Njerëzore",
shkruan Komisioneri për Mbrojetjen nga Diskriminimi.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasada e Holandës në Tiranë. Ajo ka dënuar sulmin dhe i ka bërë thirrje autoriteteve ligjzbatuese që të marrin masat e duhura.

"Të shokuar nga ky akt dhune kunder nje anetare të komunitetit transgjinor ne Shqiperi, Ambasada Hollandeze mbeshtet deklaraten e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi qe denon sulmin dhe I ben thirrje autoriteteve ligj zbatuese të marrin masat e duhura. Gjithsecili duhet të jete i lire të jete vetvetja dhe të dashuroje kedo qe deshiron!", shkruan ambasada e Holandës në Tiranë.