Dhunimi i varreve në Ballsh
ish-të përndjekurit akuza PD

Dhunimi i varreve në Ballsh<br />ish-të përndjekurit akuza PD
TIRANË - Ish-të përndjekurit politik duke marrë shkas nga dhunimi i varreve të të pushkatuarve nga regjimi në Mallakastër, akuzojnë Partinë Demokratike se ka përdorur këtë kategori për të marrë pushtetin më dhunë. Sipas tyre kjo forcë politike keqpërdori këtë shtresë dhe ushtroi dhunë ndaj saj, gjatë qeverisjes 8-vjeçare.

Në një deklaratë për mediat, në emër të të ish-përndjekurve, Skënder Tufa ka deklarua se, “nuk ka mjaftuar kalvari 50-vjeçar i vuajtjeve të të dënuarve politikë, as persekutimi 23-vjeçar, por tani duhet të përballemi edhe me akte makabre që nuk i kanë bërë as kanibalër as pushtuesit”.

“Lind pyetja: Kush ka interes sot për të prekur plagët e vjetra që të detyrojë njerëzit e indinjur që të reagojnë. Nga sondazhi që kemi bërë ka lindur edhe pyetja tjetër, kush i ka përdorur kufomat dhe varret e tyre për të marrë pushtetin me dhunë? Përgjigja ka qenë, Partia Demokratike”, theksoi Tufa në deklaratën e tij.

“Partia Demokratike ka deklaruar se do të bëjë opozitë të paparë, ata që bënë ekzekutimin mafioz, ata që rrënuan pasuritë kombëtare, ata që cënuan identitetin kombëtar, ata që bënë Gërdecin, ata që vranë në mes të kryeqytetit, katër qytetarë, ata që sulmuan në mënyrën më të paturpshme të përndjekurit politik të grevës së urisë shtator-tetor të vitit 2012, kanë provuar se mund të bëjnë gjithçka”, tha në deklaratën e tij, përfaqësuesi i të përndjekurve politikë, Skënder Tufa.  
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania