Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga familjarët e gazetarit në profilin e tij në rrjetet sociale.

Ata bëjnë me dije se personat që e kanë dhunuar janë identifikuar, ndërsa gazetari është në luftë për të mos humbur shikimin.

Madje ata i kanë bërë thirrje edhe një vajze të njohur të showbizit shqiptar, por pa dhënë emra, “që të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit”.

Krahas reagimit ata kanë publikuar edhe një foto të gazetarit, tek dallohet fytyra e gjakosur dhe syri i dëmtuar.

‘Të dashur miq, Ditën e djeshme, rreth orës 19:30, në autostradën Tiranë-Durrës, gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare nga persona tashmë të identifikuar. Kërkojmë veçanërisht që një personazh i shoëbiz-it, i cili frekuenton pikërisht këta persona, të distancohet publikisht sot dhe të sqarojë se çfarë e lidh atë vajzë me trekëndëshin Rruga Ura – Patok – Kodra e Diellit. Eltoni është në luftë për të mos humbur shikimin dhe shpresojmë që së shpejti të jetë përsëri si dikur, mes nesh. Me shumë dashuri, familja’, shkruajnë ata.