Dhuna me bazë gjinore ka pësuar rritje në Lezhë. Sipas të dhënave zyrtare gjatë këtij viti po trajtohen nga institucionet përgjegjëse 100 raste, por kjo lidhet edhe me shtimin e ndërgjegjësimit për denoncimin e dhunës.
Drejtoresha e Shërbimit Social në Bashkinë Lezhë Marte Fetaj, tha se më të prekura mbeten shtresat në nevojë, ku dhuna shpesh shfaqet fillimisht në formë digjitale e më pas shndërrohet në dhunë fizike, ku nuk mungojnë as burrat të cilët kanë kërkuar urdhër mbojtjeje.
"Gjatë 2025, Shërbimi social menaxhon 100 raste me urdhër mbrojtje. Çdo rast fshihet një grua, një fëmijë, ne nuk i shohim si numër por si individë që kanë nevojë për mbështetje. Shumica ka qenë dhunë fizike, 85-90% janë gratë ato që kanë marrë urdhër mbrojtje, por nuk përjashtohen as burrat”, tha Marte Fetaj, ku ndër të tjera theksoi se dhuna te gratë është më shumë gjatë procesit të divorceve, pasi burrat nuk e pranojnë këtë gjë.
Në përmbyllje të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, në Lezhë u organizua një aktivitet sensibilizues, ku u përcollën mesazhe të ndryshme kundër këtij femonomi mjaft shtetësues për shoqërinë shqiptare.
Përgjatë 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, Lezha është përfshirë nga një sërë veprimtarish sensibilizuese, ku fokusi është vënë tek denoncimi i çdo forme të dhunës, me qëllim identifikimin e hershëm të saj, për të mundësuar ndërhyrjen në kohë dhe për të shmangur agravimin e situatës.
Komente








