Dhunohet me shqelma dhe grushte kryebashkiaku i Selanikut/ VIDEO

Dhunohet me shqelma dhe grushte kryebashkiaku i Selanikut/ VIDEO

Momenti i dhunimit të Janis Butarisit

GREQI-Kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris është dhunuar duke u goditur nga disa persona gjatë një aktiviteti. Janis Butaris ishte pjesë e ceremonisë së përvjetorit të Genocidit të Pontëve, popullsisë ortodokse me prejardhje greke, e cila u dëbua me dhunë nga trojet e saj në Azinë e Vogël, prej turqve. Gjatë ceremonisë disa persona e kanë shtyrë e ofenduar dhe më pas qëlluar me mjete të forta dhe me grushte e shkelma.


(Kryebashkiaku i dhunuar)

Organizatorët e ceremonisë i kanë cilësuar autorët e ngjarjes si neonazistë. Kryeministri Tsipras ka deklaruar se këta elementë të së djathtës ekstreme duhen arrestuar menjëherë, ndërsa të vetmit që nuk e kanë dënuar dhunën kanë qenë ekstremistët e 'Agimit të Artë'. Pas dhunës, kryebashkiaku i Selanikut është dërguar në spital për mjekim, pasi ka disa fraktura.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 21/05/2018 09:16

    Fundërrinat krimba, parazitët bëzhdilat barbare që iu ngjitën Europës!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 20/05/2018 14:19

    Shikoni jevgjitët e greqis e imagjinoni kur kta të bëjnë pordh e të vën kryqe në pashaport pty rrac e pisët .

    Përgjigju
    • agim: 20/05/2018 17:38

      Kur qenet perleshen ne hoborrin e tyre un jam shum i gezuar esht problemi i tyre.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja