Dhunohet memoriali antikomunist 
Lubonja: S’ju ka pëlqyer simbolika

Dhunohet memoriali antikomunist <br />Lubonja: S’ju ka pëlqyer simbolika
TIRANE- Memoriali “Post Bllok” i inauguruar vetëm një vit më parë në lulishten përballë hotel Rogner. Memorialit Post Bllok i vendosur në hyrje të zonës së ish-bllokut i është thyer xhami i bunkierit, ndërsa autorët e memorialit e quajnë si një veprim të qëllimshëm dhe të turpshëm. Analisti Lubonja dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo kanë kërkuar zbardhjen e menjëhershme të kësaj ngjarje të dhunshme. Projektuesi Fatos Lubonja e ka cilësuar veprimin si të qëllimshëm.

Ai ka fajësuar shtetin që nuk ka siguruar kushte për ta mbikëqyrur. “Duke pasur parasysh simbolikën e këtij memoriali, mendja të çon tek njerëz qënë një mënyrë a në një tjetër nuk iu pëlqen simbolika”, tha Fatos Lubonja dje gjatë denoncimit të këtij akti dhune. Bashkia e Tiranës përmes nënkryetarit Eno Bozdo i ka bërë thirrje kryeministrit Rama dhe kryetarit të Kuvendit Meta që të distancohen nga kjo ngjarje dhe policia e shtetit të bëjë punën e saj. Bozdo e ka cilësuar aktin e dëmtimit të këtij memoriali si mesazh i ringjalljes së kultit të diktaturës.

Sipas tij Post- Bllok”, simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet por edhe rezistencën e shqiptarëve kundrejt regjimit gjakatar, totalitar të Enver Hoxhës. Memoriali "Postbllok" është një vepër e ndërtuar nga ish i dënuari politik dhe intelektuali Fatos Lubonja dhe artisti Ardian Isufi. Postbllok është një vepër monumentale me qëllim kujtimin dhe mosharresën e krimeve dhe vuajtjeve të shkakatuara nga diktatura komuniste në Shqipëri. Instalacioni Postbllok, i inaguruar më 26 Mars 2013 në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, përbëhet nga tre objekte të ndryshme.

Objekti i parë janë disa shtylla betoni të marra nga Burgu i Spaçit i njohur si "Auzhvici" shqiptar, ku vetë Fatos Lubonja kaloi një pjesë të jetës së vet si i dënuar politik. Shtyllat e betonit që shërbenin si përforcim në galeritë e Spaçit, ku punonin të burgosurit, janë të renditura njëra pas tjetrës. Objekti i dytë është një bunker, që është simboli i vërtetë i diktaturës komuniste shiptare. Ndërsa objekti i fundit është një copë nga Muri i Berlinit. Copa nga Muri i Berlinit simbolizon izolimin shiptar nga pjesa tjetër e botës. Copa e murit është dhuratë e Bashkisë së kryeqytetit gjerman për Bashkinë e Tiranës.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 2 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri