Sipas burimeve të policisë persona akoma të paidentifikuar kanë thyer pllakat e memorialit dhe kanë hequr edhe flamurin turk, i cili ishte përkrah atij shqiptar.
Përmendorja e Hasan Riza Pashës është ndërtuar me 24 Shkurt të vitit 2007 në nderim të komandantit turk të garnizonit të Shkodrës, i cili nw vitin 1913 luftoi përkrah shqiptarëve në mbrojtjen e qytetit ndaj sulmeve të ushtrisë Serbo- Malazeze
Sulmi ndaj memorialit mendohet të jetë kryer gjatë orëve të natës, ku persona të papërgjegjshëm kanë thyer pllakat anësore, e më pas kanë hequr edhe flamurin.
Dëmtimi i memorialit të gjeneralit turk “Hasan Riza Pasha” dyshohet se mund të jetë një reagim pas deklaratave në Lezhë të historianit turk Talha Uğurluel që e quajti heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu, plackitës e terrorist.
Vitet e fundit ky memorial është kthyer në një vend vizitorësh edhe për turistët turq.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)