Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.

Sipas burimeve për Report Tv, Cakrani është konfliktuar me persona të tjerë në një pikë karburanti për një derë automjeti të lënë të hapur. 

Nga spitali, avokati i ish-presidentit Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.

“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani

Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Policia, e cila përmes një njoftimi bën të ditur se Cakrani është dhunuar nga dy persona dhe ngjarja ka ndodhur në Rrugën Transballkanike.

Policia raporton se ka identifikuar automjetin me të cilin janë larguar dy shtetasit, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak-Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë kohës që do furnizonte automjetin me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, është përfshirë në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.

Konflikti, që paraprakisht dyshohet se ka të bëjë me pozicionimin e automjetit në pikën e furnizimit dhe bllokimin e mjeteve të tjera, është përshkallëzuar, dhe dy personat ende të paidentifikuar e kanë goditur fizikisht shtetasin K.C., i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Nga veprimet e para hetimore është bërë e mundur identifikimi i automjetit me të cilin janë larguar dy shtetasit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Ilir Meta dënon dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: Autorët të vendosen para ligjit sa më shpejt!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas dhunimit të avokatit të tij Kujtim Cakrani në Vlorë, duke e dënuar ashpër sulmin dhe duke kërkuar ndëshkimin e autorëve.

"Dënoj me ashpërsi sulmin ndaj Avokatit Kujtim Cakrani nga dy banditë, të cilët jo vetëm duhet të identifikohen, por edhe të vendosen para ligjit sa më shpejt. Nuk është hera e parë, që sulmohen avokatët sepse jetojmë në një regjim ku ata konsiderohen jo vetëm të panevojshëm, por edhe problematikë.
Solidaritetin tim të plotë me Avokatin Cakrani, me familjen e tij, si edhe me të gjithë kolegët" thuhet në deklaratën e Metës në Facebook. 


Postimi i ish presidentit Ilir Meta në Facebook
Ora 19:20
'E patolerueshme'! Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani

1770559084_kujtimcakrani.jpg

Avokati Kujtim Cakrani në spital​​​​​​

Dhuna ndaj avokatit Kujtim Cakrani në qytetin e Vlorës ka sjellë reagime nga dhomat vendore të avokatisë në Vlorë dhe Fier, të cilat kanë dënuar aktin dhe kanë kërkuar hetim të shpejtë e vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Në një komunikatë për shtyp Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë e ka cilësuar dhunimin e avokatit një akt të patolerueshëm duke shprehur shqetësim të thellë për rastet e përsëritura të dhunës që, sipas saj, po cenojnë sigurinë e profesionistëve dhe qytetarëve në qytet.

“Dhomë Vendore e  Avokatisë Vlorë shpreh shqetësimin e saj të thellë për çdo akt dhune që cenon integritetin dhe sigurinë e profesionistëve  dhe qytetarët të saj. Është e patolerushme që në qytetin e Vlorës ka raste të përditshme të ushtrimit të dhunës ndaj profesionistëve por edhe ndaj qytetarëve të saj. Dhuna, pavarësisht autorit apo motivit, është gjithmonë e papranueshme dhe bie ndesh me parimet themelore të një shoqërie të drejtë dhe të qytetëruar. Dhuna nuk është kurrë një mjet për të zgjidhur mosmarrëveshje dhe duhet të dënohet fuqishëm nga institucionet përgjegjëse. Dhomë Vendore e Avokatisë Vlorë fton autoritetet përkatëse që të veprojnë sipas ligjit, duke garantuar jo vetëm drejtësinë për rastet e dhunës, por edhe sigurinë e të gjithë profesionistëve dhe qytetarëve. Ne ripërsërisim se shoqëria jonë ka nevojë për dialog, respekt dhe zbatim të ligjit si mjet për të zgjidhur çdo konflikt. Dhuna, kudo dhe nga kushdo qoftë, nuk ka vend në shoqërinë tonë" thuhet në deklaratën e Dhomës Vendore të Avokatisë në Vlorë të publikuar në faqen e saj në Facebook. 

Edhe Dhoma Vendore e Avokatisë Fier bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë, duke i  kërkuar Policisë së Vlorës që brenda orëve në vijim të identifikojë autorët dhe të informojë opinionin publik mbi rrethanat e plota të ngjarjes.

“Urojmë që situata në fjalë të mos ketë lidhje me profesionin e avokatit dhe apelojmë Policinë e Vlorës që brenda orëve në vijim të vërë përpara përgjegjësisë autorët dhe të sqarojë opinionin publik. Dhuna nuk duhet të mbetet e pandëshkuar, sepse kur ndodh ndaj një avokati me profil të lartë publik, qytetarët ndjehen akoma më të kërcënuar” thuhet në komunikatën për shtyp. 

Kujtim Cakrani ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Vlorës, në repartin e kirurgjisë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një pikë karburanti, që dyshohet se ka nisur për shkak të një dere automjeti të lënë të hapur.

Nga spitali, avokati ka deklaruar se është provokuar fillimisht nga dy të rinj dhe më pas është goditur nga pas me mjet prerës. Ai mohuar kategorikisht se ka pasur konflikte të mëparshme me ta.

Ora 15:36
‘Më goditën me mjet prerës pas koke’, avokati Cakrani nga spitali: Ishin 2 djem të rinj, gjithçka ndodhi shumë shpejt (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani ka sqaruar për mediat se si u dhunua nga 2 të rinj në një pikë karburanti në hyrje të qytetit të Vlorës. Avokati i ish-presidentit Ilir Meta thotë se 2 të rinj e provokuan fillimisht dhe më pas e goditën nga pas me mjet prerës, pa asnjë shkak të rastit. Gjithashtu, ai mohon të ketë konflikte të mbartura.

“Më kanë dhunuar 2 të rinj që nuk i njihja. S’e kam idenë përse. Më provokuan, pasi më provokuan, më goditën. Nuk mund të them gjë më shumë se nuk e di çfarë ka ndodhur. Para 2 orësh, 1 orë e sa, në hyrje të qytetit, po hidhja karburant në një pikë karburanti. Ata erdhën aty, pasi më provokuan, dolën nga makina, dikush erdhi nga pas më goditi me mjet prerës, nuk e di me çfarë. Kjo ka ndodhur në mënyrë të menjëhershme, nuk e kam idenë dhe nuk mund të them tani arsyet. Por ishte një provokim për të cilën më vonë dlo ta shikojmë se ça ka ndodhur. Nuk i njihja, ishin djem të rinj, rreth të tridhjetave. Kam 4-5 dëmtime në kokë. S’jam mirë, kam dhimbje koke”,- tha Cakrani

Ora 14:57
U dhunua në një pikë karburanti, dalin pamjet e avokatit të Metës i shtruar në spital (VIDEO)

 

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, është dhunuar në Vlorë. Aktualisht Cakrani ndodhet në Spitalin e Vlorës duke marrë ndihmë mjekësore i shtruar në repartin e kirurgjisë.