Dhunoi 3-vjeçarin, 2 muaj dënim
me kusht e 18 muaj shërbim prove

Dy muaj dënim me kusht plus 18 muaj shërbim prove është dënimi i dhënë sot ndaj ish-edukatores së shtëpisë së Foshnjes në Durrës, Dafina Fama, e cila dhunoi një 3-vjeçar rreth dy javë më parë.

Ky vendim i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Durrës për akuzën keqtrajtim fëmijësh, detyron 44-vjeçaren që për dy muaj rresht të ‘ngujohet’ në shtëpi, ndërsa për 18 muajt e tjerë, duhet të paraqitet njëherë në muaj te Shërbimi i Provës.

Prokurorja e çështjes, Flora Reka kërkoi dënimin me 2 muaj burg për ish-edukatoren, por gjyqtari Rexhep Bektashi vendosi që kërkesa të konvertohej.

Vetë Fama nuk ishte e pranishme në seancën gjyqësore. 44-vjeçarja ndodhet në spitalin e burgut 325 në Tiranë, pasi ndaj saj u vendoas masa e sigurisë arrest me burg. Gjatë seancës ku u dha masa e sigurisë, avokatja mbrojtëse e Famës tha se ajo është në gjendje depresioni dhe shtatzënë.

Fama ka dhunuar një të mitur në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës, ku ajo punonte si kujdestare, rreth dy javë më parë. Rasti është bërë publik më pas në media dhe 44-vjeçarja u shkarua nga detyra si dhe u arrestua.

Redaksia Online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati