Dhunoi gazetarin, nën hetim 37-vjeçari në Roskovec! Një 50-vjeçar arrestohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit të mitur

Dhunoi gazetarin, nën hetim 37-vjeçari në Roskovec! Një 50-vjeçar arrestohet për dhunë ndaj gruas dhe djalit të mitur

Policia Fier

Fier një person është vënë në hetim pasi ka dhunuar një 33-vjeçar me profesion gazetar. Policia thotë se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta pa dhënë arsye.

"-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç. Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qënë duke drejtuar automjetin tip "Nisan" në gjendje të dehur.

-Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushjë u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim R. K., 21 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ishte i shpallur në kërkim nga DVP Durrës për veprën penale "Mashtrimi". Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin K. L., 37 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec, pasi në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar.  Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftimin e policisë Fier.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë