LEZHË- Dhuna ndaj ish-dhëndrit dhe kërcënimet se do ta vriste me armë janë bërë shkak për arrestimin e një 67-vjeçari në Lezhë, por kjo ngjarje zbuloi një tjetër anë, një arsenal armësh në shtëpinë e të arrestuarit.
Blutë e Lezhës sekuestruan në banesën e tij 1 mitraloz, 2 kallashnikovë, 1 garantë dore, 4 krehra dhe 3979 fishekë. Mësohet se 67-vjeçari është identifikuar si Kanto Narkaj banues në Balldre, Lezhë.
Ndërkohë, shkaku i konfliktit mes tij dhe ish-dhëndrit, E. Ç. ende nuk bëhet me dije, por sipas policisë gjithçka ka nisur për motive të dobëta.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe "Dhuna në familje".