Dhunoi kryeinspektorin se i kërkoi 300 mijë lek ryshfet, gjykata mbyll në qeli Elton Kilen

Dhunoi kryeinspektorin se i kërkoi 300 mijë lek ryshfet, gjykata mbyll në qeli Elton Kilen

Elton Kila me emrin e ndërruar Kastriot Kile, është mbyllur në qeli pasi dhunoi në zyrën e tij drejtorin e Shëndetit Publik në Elbasan Hektor Musaraj dhe inspektorin e këtij institucioni Ardian Muça. Vendimi është marrë nga gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullulli, i cili pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin që akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës”.

Elton Kila, momentalisht është një i pandehur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe me masë sigurimi “detyrim paraqitje” në policinë Elbasan.

Disa ditë më parë ai dhunoi në zyrën e tij, kryeinspektorin shëndetësor, Hektor Musaraj.

Siç mëson “Shqiptarja.com”, Kila kishte vetëm dy javë që ishte marrë i pandehur nga prokurori Bledar Mustafaraj dhe çështja e tij për pastrim parash, ka kaluar për gjykim. Por hetimi për pastrim parash, nuk ka sjellë asnjë pendesë, për Elton Kila, i cili edhe pse kishte një çështje të hapur në prokurorinë e Elbasanit, ka dhunuar në zyrën e tij kryeinspektorin e shëndetit publik, në qarkut e Elbasanit Hektor Musaraj.

Pas dhunimit që i ka bërë këtij të fundit, mësohet se Kila është larguar dhe ka shkuar në ambientet e policisë së Elbasanit, ku ka depozituar dhe një kallëzim penal për Hektor Musaraj, dhe dy inspektorët Ardian Muça dhe Esida Mile. Kjo pasi sipas Elton Kila, tre zyrtarët shtetërorë janë paraqitur në biznesin e tij “bar-kafe” për të ushtruar kontroll për pirjen e duhanit. Kila pretendon se në këmbim të mosvënies së gjobës prej 3 milion lekë të vjetra, inspektorët kanë kërkuar 300 mijë lekë të vjetra ryshfet dhe i kanë lënë kohë disa ditë që kjo shumë të paguhej prej tij.

Në kallëzimin e tij depozituar në polici, në kushtet kur ai nuk ka pranuar të japë ryshfetin 300 mijë lekë të vjetra, dy inspektorë të shëndetit publik në Elbasan kanë shkuar sërish në biznesin e tij dhe kanë kryer një kontroll të dytë, duke vendosur dhe masën administrative prej 3 milion lekë të vjetra. Një gjë e tillë është kryer në 11 nëntor 2019. Nisur nga kjo situatë, Kila pasi është njohur me këtë masë administrative, ka kërkuar të takojë kryeinspektorin e shëndetit në Elbasan Hektor Musaraj, ku dhe ka ushtruar dhunë fizike mbi këtë të fundit dhe inspektorin Ardian Muça. Si pasojë e sulmit fizik Ardian Muça është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa kryeinspektori ka shkuar në polici për të bërë denoncimin. Pas kësaj policia ka arrestuar Kilë për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës” ndërkohë ka nisur një hetim në gjendje të lirë për akuzën e korrupsionit ndaj tre zyrtarëve Hektor Musaraj, Ardian Muça dhe Esida Mile. Kila momentalisht është person, i pandehur për akuzën e “Pastrimit të parave”, pasi për llogari të një hetimi tjetër, prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar një pasuri kapitale prej 710 milion lekë të vjetra në emër të Elton Kila dhe familjarëve të tij.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës