U arrestuan me akuzën se do vrisnin Elton Kilën, GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi
TIRANË - Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej.
GJKKO vendosi pushimin e çështjes për këta dy persona, duke pranuar kërkesën e prokurorit Behar Dibra.
Ky i fundit kërkoi pushim, me argumentin se Spahiu dhe Preçi nuk kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar dhe hetuar, por e kanë kryer te tjerë persona, që po hetohet për ti identifikuar.
Spahiu dhe Preçi u arrestuan në muajin shkurt të vitit 2023 në qytetin e Elbasanit, pasi policia kishte dyshime se ata do të kryenin një vrasje me pagesë.
Në atë kohë, punonjësit e pastrimit gjetën një armë zjarri pistoletë në lagjen “Emin Matraxhiu”, ndërsa prokuroria zbuloi një makine “BMW X6” të vjedhur, në brendësi të së cilës u gjetën 3 automatikë, një pistolë dhe dy bidona me benzinë.
Arben Spahiu dhe Arsen Preçi u arrestuan në dyshimin se do të vrisnin Elton Kilën, i njohur ndryshe si Oti i Elbasanit.
Gjatë kontrollit të zonës policia gjeti edhe dokumente të falsifikuara greke me foto të Arben Spahiut, Po ashtu një prove u konsiderua dhe një bisht cigareje të gjetur brenda makinës BMË që prokuroria e Elbasanit tha se i përket Arsen Preçit.
Pas këtyre provave, prokuroria e Elbasanit ia referoi dosjen SPAK për kompetencë.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 895
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Komisionerja Kos takon drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, 'kokë më kokë' me Dumanin, Çelën dhe Metanin për afro një orë
13 Mars, 20:37
-
Përkrahu Safet Bajrin për vrasjen e Fatbardh Licit në Shkodër në vitin 2018, vihet në pranga e dashura e tij
13 Mars, 19:33
-
‘ILD dhe KLP t’i japin zgjidhje kërkesës së Veliajt’, ish-prokurori për Report TV: Dado nuk plotëson kriteret për prokuror! Reforma në drejtësi duhet rishikuar, arrestet me burg pa kriter
13 Mars, 19:17
-
Vrasja e Fatbardh Licit/ Safet Bajri, Behar Bajri dhe Astmer Bilali ankimojnë masën e arrestit të GJKKO, Apeli e regjistron! Ja gjyqtarja që do vendosë
13 Mars, 15:39
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Dosja e 'Sterilizimit'/ Shtyhet seanca në GJKKO, mungoi e pandehura dhe avokati i saj! Biznesmeni Rrapaj kërkon avokat italian
13 Mars, 14:07
-
Vilma Nushi paditi Vokshin për shpifje, shtyhet seanca në GJKKO! Mungoi deputetja e PD
13 Mars, 09:16
-
Pandeli Majko reagon pasi u la në listën e hapur në Tiranë: Bufi ushqehet me minj! Beteja ime është për Shqipërinë e fëmijëve tanë
13 Mars, 08:19
-
Apeli i GJKKO lë në qeli Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, masë absurde! Ky institucion s'ka kontroll, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie
13 Mars, 07:30
-
Ilir Yzeiri: Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve
12 Mars, 18:18
-
Anri Bala: Pse SPAK nuk i heton financuesit dhe informatorët e 'gazetarëve të posaçëm' kur bëhen presione ndaj drejtësisë?
12 Mars, 09:30