Ali Kopliku është personi që dhunoi pak ditë më parë mjekun kirurg të spitalit të Shkodrës, Besmir Grizhaj.
Ai vijon të jetë në kërkim nga policia, ndërsa nga arratia ka folur ekskluzivisht për Report TV.
Kopliku është shprehur se është konfliktuar me mjekun pasi nuk i ka dhënë mjekim të bashkëshortes së paralizuar.
Autori i dyshuar thekson gjithashtu se i është dashur të vetëmbrohet pasi ka qenë mjeku Grizhaj ai i cili e ka qëlluar i pari.
"Kam dy vjet që unë vuaj në Spitalin Rajonal në Shkodër, duke paguar lek çdo ditë, duke u dhunuar, diskretituar familjarisht. Me fakte e kam çuar ankesën të Ministri i Shëndetësisë para një muaji dhe le të hapi protokollin që unë nuk kam marrë mjekim. Nuk kam lek që të paguaj 3oo lek ilaçin gruas time, me paterica, me dy fëmijë të vegjël, çdo ditë dhe gjithë jetën.
Unë nuk kam pasur asgjë me të, i kam kërku ndihmë kryeinfermierit të Shkodrës që të mos debatoj me atë njeri. Ai ka bërë vetëgjyqësi me mua.
Të hapet telefonata që më ka bërë mua doktor Besmir Grizhaj, 5 minuat para ngjarjes. Nëqoftëse ai mua nuk më ka sharë, nuk më ka ofenduar dhe nuk më ka kërkuar të dal jashtë ambjenteve të spitalit që të debatoj dhe të sulmohen nga ana tij, unë i pranoj të gjitha akuzat, por nëqoftëse ai është fajtor, ai të dalë para drejtësisë. Më mori në telefon dhe më shau nga ana familjare, nga ana mendore e imja, pasi unë vuaj është diçka që e kam.
I kam thënë mos më shaj, por ai më kërcënoi duke më thënë 'ta tregoj unë se kush je ti, hajde para derës së spitalit se ta tregoj unë' dhe ka dalë civil te rruga kryesore e Spitalit Rajonal Shkodër, të hapen kamerat, është 'Polici Security' që ruan derën aty kur doktor Grizhaj ka ardhur dhe më ka sulmuar me grushta dhe unë vetëm sa jam vetëmbrojtur. Nuk kam bërë asgjë me paramendim", thotë ai.
/Shqiptarja.com

VIDEO