Një 36-vjeçar i dënuar edhe më parë për vjedhje është vënë në pranga nga policia Korçë, pasi i vodhi me dhunë çantën e dorës, një 47-vjeçareje.
Pasi uniformat blu morën një njoftim për 36-vjeçarin, që kishte sulmuar dhe me dhunë i kishte marrë çantën një gruaje, nisën menjëherë kërkimet për kapjen e autorit, i cili ishte i dënuar edhe më parë për të njëjtën akuzë.
Në bazë dhe të pamjeve filmike dhe provave të tjera të siguruara nga Policia, 36-vjeçari që shoqërohej nga një person tjetër, i ka vjedhur me dhunë, çantën 47-vjeçares, dhe më pas ata janë larguar të dy me shpejtësi.
Për këtë shkak u arrestua 36-vjeçari, i identifikuar Edison Foto.
36-vjeçari është autori i dyshuar edhe i dy vjedhjeve të tjera të ndodhura në Korçë, konkretisht: më datë 21.04.2023, në lagjen nr. 6, ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e një gruaje, ndërsa më datë 28.04.2023, në lagjen nr. 9, i ka vjedhur çantën e dorës një 52-vjeçareje, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe dokumente identifikimi.
Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria në krah të Kosovës, nuk mbështet qëndrimin e BE-së: Si e gjykoni?
-
Të drejtë
89.4%
-
Të gabuar
7.2%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1263
Lajme të tjera
-
U kap teksa largohej me makinën që kishte vjedhur, ndalohet 14 vjeçari në Fier! Autor edhe i vjedhjes së 3 mjeteve të tjera
27 Shtator, 14:12
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, përplaset kamionçina me motorin! Plagoset shoferi (VIDEO)
27 Shtator, 11:20
-
EMRI/ I vuri zjarrin një makine, policia hipi me autoshkallë nga dritarja për të kapur 30-vjeçar në Korçë pasi bëri rezistencë
27 Shtator, 11:16
-
EMRI/ U kap me 52 kg kanabis në makinë, arrestohet 45-vjeçari në Korçë! Do ta trafikonte në Greqi për 500 euro/kg
27 Shtator, 09:49
-
Tentoi të vidhte një automjet në Durrës, kapet në flagrancë autori
26 Shtator, 16:18
-
Reshje të dendura shiu, 40 fshatra pa drita në Korçë, përmbytet Bulevardi! Probleme te 'Rruga e Arbrit' dhe në aksin 'Librazhd-Përrenjas'
25 Shtator, 16:05
-
EMRI/ Kreu pesë vjedhje nga korriku në shtator, arrestohet 30-vjeçari në Berat! Ishte shpallur në kërkim nga policia
25 Shtator, 10:36
-
Me maska e kapele, 3 adoleshentë në Tiranë thyejnë xhamin e një biznesi dhe e grabisin! Në pranga 2 prej tyre! Qarkullonin me armë (VIDEO)
25 Shtator, 10:06
-
Reshje të dendura shiu në Korçë, përmbyten rrugët e qytetit! Dhjetëra fshatra mbesin pa energji elektrike
25 Shtator, 09:44
-
EMRI/ Organizoi planin për të vrarë tre persona në një lokal, vihet në pranga 41-vjeçari në Pogradec! I dënuar me 7 vjet burg
24 Shtator, 14:24
-
Aksident në aksin Korçë-Maliq, ‘Benzi’ del nga rruga! Plagoset pasagjeri
24 Shtator, 13:24
-
Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori
24 Shtator, 11:06