Dhunoi shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në 2023, në pranga 19-vjeçari (EMRI)

Dhunoi shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës në 2023, në pranga 19-vjeçari (EMRI)

DIBËR- Denis Tërnova është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi në korrik të vitit 2023 ka dhunuar brutalisht shefin e Policisë Bashkiake të Bulqizës për shkak të detyrës. 19-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit". Denis Tërnova, bashkë me Fadil Tërnovën e Elidon Karajn rrahën shefin e Policisë Bashkiake.

‘Gjykata e Shkallës së Parë Dibër,  ka vendosur ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës",  pasi në vitin 2023, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë kanë goditur me grushta shtetasin E.L.’- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje