Tiranë-Një 26 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë rrahën brutalisht shefin e policisë bashkiake të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur më 21 korrik 2023 në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë.
Elidon Tanci Karaj ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim dhe "Plagosja e lehtë me dashje".
Pasi Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në Tiranë në bashkëpunim me policinë e Dibrës lokalizuan vendodhjen, arrestuan 26-vjeçarin të martën e 30 korrikut në Unazën e Re.
Operacioni u kodua "Lokalizimi".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.