BULQIZË- Shefi i policisë Bashkiake në Bulqizë është dhunuar brutalisht nga 3 persona. Burime për Report Tv bën me dije ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por policia nuk kishte bërë një reagim zyrtar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorët, Fadil Tërnova 45 vjeç, Denis Tërnova 18 vjeç dhe Elidon Karaj 25 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku sipas njoftimit të policisë janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte punonjësin e policisë me iniciale E.L., me detyrë shef i Policisë Bashkiakë të zonës për shkak të detyrës.

Një prej tyre, Fadil Tërnova ka qenë i dënuar për vrasjen e një biznesmeni në vitin 2013.

Kush është Fadil Tërnova:

Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale, i dënuar për vrasjen e biznesmenit të koromit Shefqet Shehu, në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme. Forcat RENEA e arrestuan në 20 korrik të 2020-s.