Tirane- Një i paraburgosur ka ndërruar jetë sot (4 shtator) në reanimacionin Qendror të QSUT-së.
Aurrel Sabriu ndërroi jetë rreth orës 10:30.
Shtetasi i paraburgosur ishte shoqëruar në Spitalin Rajonal Korçë, pasi humbi ndjenjat në dhomën e tij pas takimit me të atin. Me rekomandim të mjekëve të spitalit, ai u transferua dhe u shtrua në Reanimacionin Qendror në QSUT për shkak të problemeve kardiake’ informon zyra e shtypit pranë drejtorisë së Burgjeve.
I paraburgosuri Aurrel Sabriu, i lindur më 29.08.1975 në Maliq, ishte arrestuar më 22 maj 2024 për dhunë në familje dhe ishte transferuar në IEVP Korçë më datë 25 maj 2024 nga Komisariati i Policisë Korçë.
Policia thotë se i ati ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.