Një 32-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi ka ushtruar dhunë kundrejt bashkëjetueses së tij. Sipas informacionit zyrtar, Leonardo Peçi, 32 vjeç, banues në Gjirokastër u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagë në fytyrë bashkëjetueses, shtetases B.J.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Dhuna në familje" parashikuar nga neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Komento