FIER- Një 40-vjeçar me iniciale A.Th. është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se përndiqte bashkëshorten etij B.Th 40-vjeçe nga Fieri. 40-vjeçari banues në Lushnje u arrestua pas përndjekjes që i bënte bashkëshortes me të cilën është në proces divorci. Ai kishte kërcënuar edhe djalin e tyre të mitur të moshës 13-vjeç.
Nga ana tjetër edhe një 44-vjeçar me iniciale I.M. është arrestuar pasi kishte dhunuar në sy të fëmijëve të mitur bashkëshorten e tij A. M., 30 vjeçe.
Policia njofton se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Dhunë në familje" dhe "Përndjekja".