GREQI- Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që torturuan në mënyrë mizore shqiptarin e dënuar në Selanik. 4 efektivët janë liruar ditën e djeshme pasi kanë kërkuar falje përpara hetuesve. Shqiptari nga Puka, Saimir Zefi publikoi një videomesazh ku tregoi dhunën mizore të bërë nga 4 policët grekë, të cilët pas ankesës së të riut shqiptar u justifikuan se i dënuari e kishte bërë vetë të gjithë ngjarjen.
Sipas informacioneve rezultoi edhe nga deklarimet e nëntë të burgosurve të tjerë që ndodheshin në autobusin e transferimit nga Selaniku në burgjet e Korydallos, policia i vendosi një helmetë dhe pranga shqiptarit që mos të dukeshin shenjat.
Tre policët dhe shefi i tyre u dërguan më herët në prokurori të akuzuar për torturë dhe fyerje të rëndë. Gjithçka u zbulua pas ankesës së bërë nga i dënuari shqiptar në burgjet greke. Ky i fundit vuante dënimin për grabitje dhe trafik droge, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.
Në një intervistë motra e Saimir Zefit është shprehur se kishte dëgjuar vëllain e saj teksa kërkonte ndihmë nga prindërit e tij gjatë momentit që efektivët po e dhunonin në sy të tyre.