Dhunuan gjyqtarin, gjykata e Vlorës mes tensionesh lë në burg Fatos Myslymin dhe të lirë dy vëllezërit e tjerë! Vajza e njërit prej të akuzuarve, ish-kandidate për deputete e LSI: U ngatërruan me qëllim

VLORË- Gjykata e Vlorës ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Fatosh Myslymin dhe ‘arrest shtëpie’ për dy vëllezërit e tij Elmaz dhe Myslim Myslymin, pasi akuzohen se kanë dhunuar gjyqtarin Arqile Basho.

Ndërkohë familjarët prej 2 orësh kanë pritur para Gjykatës dhe kanë shpërthyer në ulërima pasi u njohën me vendimin e Gjykatës. Sipas familjarëve në burg nuk duhet të ishin vëllezërit Myslimi, pronarët e tokës, por administratorët e pallatit të ndërtuar në pronën e tyre, noterët dhe Gjykata. Bëhet fjalë për apartamente në pallatin e ngritur nga 2 firma ndërtimi në tokën e Myslymëve, të cilat sipas familjarëve janë shitur 2 herë.

Vajza e një prej vëllezërve, Greiselda Myslymi, ish-kandidate e LSI-së për Vlorën, tha se gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve, pasi është ngatërruar me qëllim personi që duhet të qëndronte në burg. Sipas saj, është lënë në burg Fatosh Myslymi, dhe jo Elmaz Mylsymi që ka prekur gjyqtarin.

Më tej ajo tha se jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, dhe se mendon se gjyqtari është duke bërë korrupsion.

‘Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore pasi u është rrëmbyer prona nga na e gjyqtarit Arqile Basho. Gjatë gjykimit ka pasur shtrembërim të fakteve. Është ngatërruar personi që duhet të qëndronte në burg. Elmaz Myslimi është personi që ka prekur gjyqtarin dhe kanë mbajtur gabimisht Fatos Mylsimin që nuk e ka prekur fare me dore. Elmaz Myslimi ka pasur raport mjekësor.

Jam vajza e një prej vëllezërve të arrestuar, problematika jonë fillon nga 2010, ku kemi lidhur kontrata me dy kompani, pronari i njërës prej tyre është këshilltar bashkiak, dhe ka mbajtur poste drejtuese në Vlorë.

Problematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë. Ky është rast flagrant i korrupsionit që është bërë nga ky gjyqtar”- u shpreh ajo.

Ndërkaq 3 vëllezërit Myslimaj janë arrestuar 2 ditë më parë, pasi ushtruan dhunë verbale ndaj gjyqtarit të Gjykatës së rrethit gjyqësor Vlorë Arqile Basho, pas vendimit për çështjen Myslimi që kaluar një kalvar gjyqesh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:13
Akuzohen se dhunuan gjyqtarin, familjarët e vëllezërve Myslymi në Vlorë i kthehen policisë: O plehra lërini, merrni gjyqtarin o ndyrësira

 

Familjarët e 3 vëllezërve Myslymi që kanë dalë sot para gjykatës kanë shpërthuar me akuza dhe ofendime ndaj forcave të policisë pas vendimit të gjykatës.

'O plehra lërini. Çfarë kanë bërë ore?! Merrni gjyqtarin o ndërësira, e ka gjyqtari vendin aty", dëgjohet të thonë familjarët.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • portofoli: 17/07/2021 16:11

    oh arqile basho ky matrapaz vendimesh qe ne prag vetingu dhe pensjoni po ben namin edhe kur jep drejtesi po nuk pagove nuk e merr dot ate per cdo gjyq hap tender

    Përgjigju
  • Idrejti: 17/07/2021 13:45

    Nuk ka gjyqetar me te korruptuar se ai plehu ARQILE Basho Ju qe e mbroni merrni mundimine lexoni vendimet e tij dhe do bindise ai plehu qe ju mbroni jep vetem padrejtesi apo kjo per ju nuk ka rendesi

    Përgjigju
  • Luani: 17/07/2021 09:37

    Vellezerit Myslymi kane te drejte.Gjyqtari Arqile Basho eshte gjyqtar i korruptuar,i cili nuk e ka kaluar vetingun akoma dhe ben para me thes me vendimet e ndyra gjyqesore qe jep,pa i plasur fare per betimin e tij si gjyqtar dhe per ligjet e shtetit.Eshte pikerisht ky i degjeneruar qe prishi vendimin e nje tjeter gjyqtari per burgosjen e kontrabandisteve te 5 ton droge ne Llakatund perpara disa kohesh qe u be dhe objekt diskutimi...,duke i lene ata ne arrest shtepie dhe kur gjykata i kerkoi ata qe ky monster i nxorri nga burgu e i la me demek ne arrest shtepie,ata i kishin lene pendet gjykates dhe shtetit shqiptar,kurse ky i korruptuar qe vetem gjyqtar nuk mund te jete vazhdon i qete punen e tij si "gjyqtar",duke shitur ve4ndimet gjyqesore e duke u pasuruar pas cdo vendimi te blere nga hallexhinjte vlonjate!Nje rast i tille eshte dhe ky vendim i ketij "banditi" te degjeneruar qe quhet gjyqtar dhe qe i ka detyruar vellezerit Myslymi te reagojne ashper,sepse po u merret padrejtesisht e po u tregetohet prona e tyre e ligjeshme.Eshte koha qe kjo ceshtje te kaloje tek SPAKU dhe ky gjyqtar te perfundoje jashte sistemit e te zere ndonje qeli qe eshte bosh,sepse atje e meriton te jete!Zonja Etilda Gjonaj dhe Inspektori i Larte i Drejtesise,zoti Metani duhet te merren me kete ceshtje,sepse deri sa te vije koha qe ky edpesez gjyqtar te kaloje ne veting do duhet kohe,pasi te tille te korruptuar nuk kalohen me perparesi ne veting qe te mos kene mundesi te vrasin drejtesine me vendimet e tyre e te mbushin librezat e kursimit me para!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë