Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se kanë dhunuar një 17-vjeçar. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm te "Kthesa e Kamzës", ku E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, dhunuan me levë dhe sende të forta një 17 vjeçar.
Tre personat u arrestuan mbrëmjen e sotme, pas publikimit të videos së ngjarjes në rrjetet sociale. Sipas Policisë , sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, por nuk sqaron më tej.
I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijojnë hetimet për ngjarjen.