Dhunuan nënë e bir, i lidhën në shtëpi dhe i grabitën paratë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Dhunuan nënë e bir, i lidhën në shtëpi dhe i grabitën paratë, arrestohet 32-vjeçari shqiptar në Greqi, në kërkim 2 bashkëpunëtorët

Foto ilustruese

GREQI- Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë përjetuar momente tmerri në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa kur tre grabitës hynë në shtëpinë e tij nga një dritare e pa mbyllur. Mediat greke shkruajnë se lidhur me këtë ngjarje është arrestuar një shqiptar, njëri prej 3 autorëve të dyshuar. 

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, 3 grabitësit i kanë rrahur, i kanë mbyllur gojën dhe i kanë lidhur, duke i vjedhur nga shtëpia shumën prej 800 euro dhe një çek prej 3500 euro. Ata kanë marrë edhe një celular dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve, siç raporton “agrinionews”. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar ndaj të cilit është ngritur një dosje për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme trupore. Në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse

'Studio Live'/ Qefalia: Shqipëria me hapat e duhur për në BE! Po mendohet shërbimi i detyrueshëm ushtarak! Sidi Hasanaj: Non-gratat përfaqësojnë interesat pro-ruse