TIRANE – Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër punonjës të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor pasi akuzohen për dhunimin e një personi.
Inspektorët e INUV janë arrestuar në flagrancë pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në lokalin e shtetasit J.R, 37 vjeç, banues në Tiranë, duke kryer veprime arbitrare i kanë kërkuar shpjegime shtetasit SH.B për mos zbatimin e proces verbalit të përpiluar prej tyre, për heqjen e disa inerteve të hedhura.
Ky shtetas po kryente disa rregullime, dhe nuk ka larguar intertet, dhe kjo është bërë shkak për konfliktim, e më pas duke e fyer e goditur këtë shtetas.
Katër të arrestuarit janë: Alban Dervishi, 39 vjeç, me detyrë Inspektor INUV; Andi Hyka, 24 vjeç, me detyrë inspektor INUV; Erlind Kusi, 28 vjeç, me detyrë inspektor; dhe Indrit
Shehi, 29 vjeç, me detyrë Inspektor i policisë bashkiake; të katërt banues në Tiranë.
Materialet për këtë çështje i kanë kaluar tashmë prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal, në bazë të Neneve 89 e 250 të Kodit Penal.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com